3 autorët e dyshuar të grabitjes së një bankomati 5 netë më parë në kryeqytet braktisin 2 automjetet e tyre një veturë model "Nisan" dhe një "Mercedez-Benz" në tentativë për të humbur gjurmët.

Burime nga policia bënë me dije se pas verifikimit automjetet e braktisura rezultojnë se janë vjedhur më parë nga autorët e grabitjes së bankomatit për t'u braktisur në zonën e Vorës.

Të njëjtat burime sqaruan se aktualisht 2 nga tre autorët janë identifikuar nga kamerat e sigurisë të disa biznesve private pranë bankomatit dhe policia është vënë në ndjekie.

Ata mësohet se janë të rinj të moshës 22-30 vjeç të cilët kanë marrë pjesë dhe në grabitje të mëparshme si banka, automjete, biznese e banesa.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com