FUSHË ARRËZ-Dy ditë pas grabitjes së turistëve austriakë, policia ka arrestuar njërin nga autorët, ndërsa tjetri është ende në kërkim.
Zamir Pjetra 33 vjeç, banues në Fierzë është arrestuar, pasi akuzohet se së bashku me një tjetër person kanë grabitur çiftin e turistëve austriakë, E. V. 54 vjeçe dhe K. S. 61 vjeç.
Shqiptarët i kërcënuan dhe grabitën në datë 18 Gusht, rreth orës 23:30 në fshatin Fierzë duke u marrë 300 euro dhe një telefon.
Pas grabitjes, çifti i turistëve nga Vjena kanë bërë kallëzim në polici, e cila zbardhi ngjarjen duke arrestuar njërin nga autorët.
Zamir Pjetra po merret në pyetje për të zbuluar bashkëpunëtorin në grabitje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për vepren penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal.

Zamir Pjetra
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com