FIER- Policia e Fierit ka arrestuar dy persona që dyshohet se grabitën menaxherin e një qendre tregtare. Në pranga kanë përfunduar Ermal Shkëmbi dhe Amarildo Hyqmeti, ndërsa policia është vënë në ndjekje të një personi të tretë Qelik Kapaj.
 
Sipas policisë grabitësit u identifikuan nga kamerat e qendrës tregtare, ndërsa gjatë grabitjes ishin pa maska.
 
Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, ku grabitësit i morën 3 milionë lekë menaxherit të Qendrës “ETC” në qytetin e Fierit e më pas u larguan me një makinë. Pasi u larguan grabitësit dogjën e makinën.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)