Report Tv ka siguruar momentin kur Marvin Ferra së bashku me një të mitur me kallash kërcënojnë punonjësin për të marrë paratë.
Nga pamjet shihet se autorët të veshur me të zeza dhe me maska në fytyrë fillimisht tentojnë të hapin derën ku po qëndronte punonjësi i karburantit. Ky i fundit pas disa sekondash e hap derën vet dhe më pas njëri prej tyre hyn brenda, dhe marrin lekët. Nën kërcënimin e armës ata detyrojnë punonjësin të futet brenda dhe më pas largohen.
Lajmi kryesor:
Grabitja e një pike karburanti në Krujë, arrestohet autori, shoqërohej nga një i mitur! Publikohet momenti i grabitjes (EMRI+VIDEO)






