Grabitësit nga Shqipëria në Angli për të vjedhur futbollistët, pre e tyre edhe Stërling! Të përfshirë babë e bir

Grabitësit nga Shqipëria në Angli për të vjedhur futbollistët, pre e tyre edhe Stërling! Të përfshirë babë e bir

Futbollisti Sterling dhe tre grabitësit

Një bandë hajdutësh nga Shqipëria, të nisur nga Laçi, akuzohen se janë autorë të 33 vjedhjeve të kryera në Angli në disa zona si Surrey, Essex, Kent dhe Hertfordshire. ‘Skifterët’, mes tyre edhe një familje, babë e bir, grabitjet i kryen në harkun kohor të 4 muajve dhe mes tyre ishin edhe shtëpitë e disa futbollistëve. Më i njohuri Rahem Stërling, i cili në ato momente u detyrua të linte Kupën e Botës në Katar për tu udhëtuar drejt Anglisë, duke humbur edhe një ndeshje.

Dailymail shkruan se Stërling iu vodhën 10 orë Rolex dhe bixhuteri të tjera me vlerën e mbi 300 mijë eurove, ndërsa grabitësit përdorën një palë shkallë nga pjesa e pasme e koptshit për të hyrë në shtëpinë e futbollistit, i cili në atë përiudhë ishte pjesë e Manchester Cityt.

I vetmi i arrestuar nga banda e grabitësve shqiptarë është Emiliano Krosi, 24 vjeç i cili ka dalë përpara gjykatës dhe ka pranuar vetëm 15 nga 33 grabitje për të cilat akuzohet. Të akuzuarit e tjerë që të gjithë kushërinjtë të Emiliano Krosit, të cilët kanë ikur nga Anglia për t’i shpëtuar dënimeve. Sipas prokurores së çështjes ky grup grabitjen e parë e realizuan në 12 Nëntor 2022 dhe të fundit në 15 Mars 2023.

Shqiptarët Gerrard Kalaja, Henri Osmani dhe Alfred Isufi ishin pjesë e ‘skifterëve’ në këto 33 grabitje shtëpish. Në një prej shtëpive të grabitura policia gjeti ADN të Gerrard Kalasë, Alfred Isufit dhe babait të tij. Amiliano Krosi bashkë me të tjerët do të arrestoheshin në zonën Kent, më 27 Janar 2023 me akuzat për grabitje, por u lanë me detyrim paraqitje. Në një shtëpi ku ata jetonin në lagjen Harroë të Londrës policia gjeti  £6,000 cash, shumë bizhuteri, një kuti me vegla për hapje dyersh.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike