Report Tv mësoi se autori ka përplasur makinën me qepenin e dyqanin dhe më pas ka kryer grabitjen. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar identetin e autorit dhe shumën e grabitur.
Policia ka sekuestruar pamjet e dyqanit, ku dallohet një person me kapuç në kokë, ndërsa një tjetër e priste në makinë. Burime të Report Tv bëjnë me dije se policia private u vonua 7 minuta për të shkuar në vendngjarje, pasi ka rënë alarmi i security. Grabitësit kanë përfituar nga kjo vonesë për t’i shpëtuar prangosjes. Nga të dhënat mësohet se grabitësit kanë arritur të marrin një sasi të vogël bizhuterish.
[gallery]25472[/gallery]
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.02.2018, rreth orës 02 :54, eshte vjedhur me thyerje një dyqan Argjendarie, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, me pronar shtetasin E. D. Shërbimet e policisë kanë shkuar në kohë reale në vendngjarje, ku në afersi të objektit autoret kane braktisur automjetit që dyshohet se kane kryer vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira e moti i keq munden të largohen.
Mjeti Wolksvagen, pa targa, i goditur në pjesën e përparme dyshohet të jetë mjeti i përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjedarisë. Grupi hetimor në vendngjarje ka fiksuar dhe administruar cdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

d.c./shqiptarja.com

VIDEO









