Grabitet kasaforta në kantinën e
familjes së ministrit Lefter Koka 

Grabitet kasaforta në kantinën e<br />familjes së ministrit Lefter Koka 
Tre persona të maskuar janë futur në ambientet e një kantine në Rrashbull të Durrësit mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 04:00 dhe pasi kanë lidhur rojen kanë grabitur kasafortën. 

Sipas informacioneve kantina e verës “Gjergj Kastrioti” i përket familjes së Ministrit të Mjedisit Lefter Koka ndërsa deri më tani nuk ka një prononcim nga ky i fundit në lidhje me ngjarjen.

[gallery]22726[/gallery] 
Grabitësit marrin edhe furgonin e kantinës dhe largohen
Në dalje të godinës grabitësit kanë marrë edhe furgonin tip "Benz" me targa DR 3538 D që ishte parkuar në oborrin e kantinës dhe janë larguar. 
 
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Autorët lidhin rojen dhe kryejnë grabitjen
Grabitësit para se të futen në godinë lanë lidhur rojen duke i pamundësuar çdo veprim dhe kanë kryer vjedhjen. Dëshmitar i vjedhjes dhe i rrezikuar nga veprimet e personave të maskuar, roja aktualisht ndodhet në gjendje shoku ndërsa ende nuk është zbradhur dëshmia e tij.

Sipas burimeve nga grupi hetimor paraprakisht bëhet fjalë për një shumë prej rreth 500 mijë lekësh të grabitura. Objekti që mund të çojë në gjurmët e grabitësve është automjeti nëse ai do të gjendet nga ana e policisë.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë