Grabitet farmacia në Tiranë, autori kërcënon me pistoletë lodër dhe merr xhiron ditore! Dyshohet se është 21 vjeçari që vodhi Kredo.al! Filmohet nga kamerat, farmacistja e tmerruar

Grabitet një farmaci në Tiranë pas shkollës "Sami Frashëri". Burime nga policia bëjnë me dije për gazetarin e Report Tv Sokol Dema se dyshohet se grabitësi ka mundur të marrë lekët mbi banak duke kërcënuar me një pistoletë lodër dhe më pas është larguar.

21-vjeçari Kristi Çinari autori i grabitjes së institucionit financiar Kredo.al 3 ditë më parë në Tiranë, dyshohet se mund të jetë autori i grabitjes së sotme.

Sipas burimeve nga policia, mënyra e grabitjes është e ngjashme me dy të tjerat. Në brendësi të farmacisë ai ka hyrë vetëm, ndërkaq nuk dihet nëse ka patur persona të tjerë që e kanë pritur jashtë. Deri tani dyshohet se ka marrë një shumë prej rreth 20 mijë lekësh.

Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë së farmacisë dhe po ashtu të bizneseve në afërsi për të zbardhur ngjarjen. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report TV, ai është kapur nga kamerat e farmacisë dhe duket se ka qenë i maskuar. Përballë tij ndodhet farmacistja e cila duke e tmerruar pasi është strukur dhe ka mbledhur duart nga frika.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në disa zona kyçe dhe në hyrje-dalje të Tiranës.  Si pasojë e errësirës grabitësi ka mundur të largohet me shpejtësi në mes të rrugicave. Ende nuk ka detaje të tjera, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

1611696231_1611692838e46f6d911b4245d9a278b98a4e565862001.jpg

Grabitesi kapur nga kamerat

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:32
Grabitja e farmacisë në Tiranë, autor dyshohet se është 21 vjeçari që vodhi Kredo.al! Filmohet nga kamerat e sigurisë

1611692838_e46f6d911b4245d9a278b98a4e565862001.jpg

21-vjeçari Kristi Çinari autori i grabitjes së institucionit financiar Kredo.al 3 ditë më parë në Tiranë, dyshohet se mund të jetë autor i grabitjes së një farmacie në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Sipas burimeve nga policia, mënyra e grabitjes është e ngjashme me dy të tjerat. Policia është vënë në ndjekje të autorit i cili është kapur nga kamerat e farmacisë dhe ka qenë i maskuar.

Ora 21:22
Grabitja e farmacisë, hajduti merr lekët mbi banak duke kërcënuar me armë lodër! Ngrihen pika kontrolli në hyrje-dalje të Tiranës

Detaje të reja zbardhjen nga grabitja e farmacisë në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet se me pistoletë lodër, grabitësi ka mundur të marrë lekët mbi banak dhe është larguar.

Policia po bën të mundur marrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë së farmacisë dhe po ashtu të bizneseve në afërsi për të zbardhur ngjarjen.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në disa zona kyçe dhe në hyrje-dalje të Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet