VIDEO/ Grabitet marketi në Drenovë të Korçës, dy hajdutët e maskuar marrin para dhe paketa cigaresh nën kërcënimin e armës

Një market në fshatin Drenovë të Korçës është grabitur këtë mbrëmje nën kërcënimin e armës. 

Sipas informacioneve nga policia dy persona të maskuar kanë hyrë në dyqanin ushqimor rreth orës 18:45 dhe kanë arritur të marrin nga arka një shumë parash dhe disa paketa cigaresh dhe më pas janë larguar. 

I pranishëm ka qenë Demiral Bylykbashi, pronari i marketit i cili nuk ka bërë rezistencë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë