MAQELLARË- Një grabitje me dhunë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e çiftit Dulja, ku autorët kanë arritur të marrin disa bizhuteri floriri dhe një sasi lekësh. Gjithë skema ka ndodhur për 5 minuta, ku duke shfrytëzuar faktin se çifti ka fëmijët jashtë shtetit dhe kanë qenë të vetëm, 6 të rinj u kanë shkuar në shtëpi për të marrë sendet me vlerë. Autorët ende të paidentifikuar, pasi kanë hasur rezistencën e çifitit i kanë dhunuar, ku gruas i kanë thyer gishtit dhe dy brinjë, pasi kjo e fundit tentoi që t'i hiqte kapuçin një prej grabitësve. Kryefamiljari, Rrahman Dulja rrëfen të gjithë atë se çfarë ndodhi gjatë atyre pesë minutave.
"Ishte ora 11: 00 duke pare televizor, trokit dera e shtëpisë. Dolëm te dera, bërtisnin hapni derën dhe ne nuk e hapëm. Ia futi një emër koti, e dëgjova në zë që nuk është ai emër, se s'kishte lidhje me mua ai më dhe filluan t'i binin derës me shkelma. Ishin 5-6 veta, dera u hap, u futën brenda, dy kapën gruan, dy mua dhe të tjerët kontrolluan në shpi, na rrahën se ne bëmë një çfarë rezistence se të futet njeriu në shpi, unë i rashë atij, ai mua. Morën ça kishin për të marrë dhe ikën. Bashkëshortes i kanë thyer dy brinjë dhe gishtin. Nuk e dimë sa kanë marrë, disa varëse, byzylykë të gruas dhe vajzave. Erdhi policia, i morëm me celularin e komshijes", tregon i zoti i shtëpisë, Rrahman Dulja.
Referuar burimeve zyrtare nga policia e Peshkopisë, 200 m larg vendit të ngjarjes është gjetur një makinë, e cila u përkiste grabitësve e ndërsa janë gjetur edhe ky kuti të bizhuterive boshe. Çifti nuk ka dyshime për persona të caktuar, por kërkojnë nga autoritetet që të zbardhet sa më shpejt ngjarja.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4453
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Grabitën 13 banesa në seri në zonën e Madridit, çmontohet organizata e shqiptarëve, 5 të arrestuar! Përdornin makina me qira (FOTOT)
23 Dhjetor, 16:49
-
Vlorë/ U gjet i vdekur në banesë, 68-vjeçari i vetmuar pësoi arrest kardiak! U gjet pas 12 orësh
22 Dhjetor, 19:26
-
Itali/ I dënuar me 25 vite burg për përdhunim, rrëmbim dhe grabitje, Anglia ekstradon shqiptarin! U arrestua më 2023 në Mançester për drogë (EMRI)
21 Dhjetor, 18:59
-
Grabisnin në seri banesat në Luksemburg, arrestohen 2 shqiptarët! Operacioni edhe nga njësia FAST Albania
18 Dhjetor, 15:14
-
Tiranë/ Grabitje, mashtrim, aksident me vdekje dhe dhunë në familje, 10 të arrestuar në 24 orë
12 Dhjetor, 16:30
-
Dibër/ Kosova e kërkonte për dhunim, arrestohet për ekstradim 25-vjeçari! Gjykata e e Prizrenit kishte dhënë masën 'arest me burg'
8 Dhjetor, 11:27
-
Spanjë/ Shkulnin bankomatet me kamion vinç dhe i grabisnin, arrestohen 7 shqiptarët e bandës! Strategji për sulmet, 500 mijë euro të vjedhura në 19 raste
5 Dhjetor, 17:26
-
Spanjë/ Përgjegjës për mbi 30 grabitje në Malaga, goditet grupi i ‘turistëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar! Merrnin makina me qira me dokumente false
5 Dhjetor, 16:47
-
Itali/ Grabisnin shtëpitë e pensionistëve italianë, arrestohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë! Gjurmonin banesat e të moshuarve
5 Dhjetor, 16:25
-
Supergrabitja në Greqi, Athina i kërkon Europol-it që të gjejë 1 mln euro! Kreu i bandës udhëtoi edhe në Shqipëri
2 Dhjetor, 13:46
-
Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar
28 Nëntor, 16:34
-
Itali/ Grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë i ikën policisë me ‘Golf’ të vjedhur, njëri arrestohet dhe 2 arratisen! 32-vjeçari i dënuar me rreth 4 vite burg për grabitje
22 Nëntor, 21:34
Fshatarë
Përgjigju