Një i ri 22-vjeçar nga Fieri është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka vjedhur disa miliona para në një pulari të zonës.
Pas kallëzimit të marrë nga shtetasi A.D, 52 vjeç, se gjatë natës në biznesin privat (pulari) në fshatin Radostinë, Fier, një person i pa njohur ka hyrë në zyrat e tij dhe i ka vjedhur një shumë prej 13 milion lekë të vjetra, menjëherë u organizua puna dhe falë veprimeve hetimore intensive të policisë, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin Elidjon Baçja, 22 vjeç, banues në lagjen “Liri” Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhja" parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com