Grabitja/ Policia dhe ushtria marrin në dorë sigurinë në Aeroportin e Rinasit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se shefi i komisariatit të Rinasit do marrë përgjegjësinë e drejtimit dhe menaxhimit të sigurisë brenda aeroportit të Rinasit e cila deri më sot drejtohej nga kompania private e sigurisë. Për të dhënë këtë njoftim, ka dalë para mediave Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, zëvendës ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli dhe Zëvendësministër i Brendshëm Besfort Lamallari.

Po sot, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se pas grabitjes edhe bataljoni i forcave speciale te ushtrise dhe policia ushtarake do të impenjohen ne mbrojtjen e perimetrit te jashtem te aeroportit. Duke ndjekur ne kete menyre shembullin e shume vendeve europiane. Përfshirja e ushtrisë dhe policisë ishte bërë publik pak orë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili akuzoi kompanine koncensionare kineze, qe nuk ka respektuar standartet e duhura te sigurise.

Drejtori i Pergjithshem i policise Ardi Veliu shpjegoi se “Grupi hetimor është duke punuar intensivisht. Policia është duke punuar 24 orë dhe do të bëjë të mundur ta zbardhë këtë ngjarje. Jemi në rritje të parametrave të sigurisë. Në momente të caktuara nuk kemi gjetur bashkëpunimin e duhur nga kompania që është përgjegjëse për sigurinë në Rinas. Nisur nga kjo, me urdhër të kryeministrit, shefi i komisariatit të policisë së Rinasit merr përgjegjësinë e drejtimit, menaxhimit, kontrollit dhe bashkëpunimit me kompaninë në aeroport për të mundur kthimin e sigurisë në aeroport. Ne do të kërkojmë çdo ditë rritjen e parametrave të sigurisë”, tha Veliu.

Nga ana tjetër, zv. ministër i Infrastrukturës, Artan Shkreli u shpreh se janë dhënë rekomandime për të rritur nivelin e sigurisë në aeroport, por deri më tani koncesionari nuk ka reflektuar. Teksa ka falënderuar policinë për bashkëpunimit, Shkreli e ka cilësuar grabitjen si humbjen më të vogël, duke qenë se nuk ka pasur humbje të jetëve të civilëve apo efektivëve të policisë.

"Ne patëm një bisedë me përfaqësuesin e TIA-së që ka të bëjë me ndryshimin e procedurave për rritjen e sigurisë. Kemi dhënë rekomandime për ndryshime në kontratat që janë bërë në pranverë të 2013, do të ndryshojnë. Do të jetë policia e Shtetit e cila që do të marrë përgjegjësinë, duke ndryshuar praktikën e deri më tanishme. Kemi menduar se koncesionari do të reflektonte. Falënderoj Policisë, e cila vetëm çështje sekondash u ballafaqua me grabitësit, me grupin që ishin të armatosur deri më dhëmbë. Ka ndodhur e keqja më e vogël, humbje financiare. Nuk kemi pasur humbje të civilëve apo të efektivëve të policisë", u shpreh Artan Shkreli, zv. ministër i Infrastrukturës.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:16
Mbërritja e efektivëve të Batalionit Ushtarak në aeroportin e Rinasit (FOTO)

Ashtu sikurse u njoftua nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura janë vendosur prej mbrëmjes së sotme në perimetrin e sigurisë së aeroportit "Nënë Tereza". Siç mund të shihet, efektivët dhe mjetet e blinduara duke patrulluar përreth aeroportit. Fotot nga gazetari dhe fotoreporteri i Shqiptarja.com Antonio Çakshiri. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taipi: 11/04/2019 17:31

    Po pse tallni by.... kote ne itali u vodhen 30milioneee euro ne mes te superstrades dhe spati kaq shume komente jo po faji policise jo po i drejtorit jo po i atij...merruni o Shqipetare me punet tuaja ua linini kete pune atyre qe e kane per detyre. Prandaj jemi ne vend numero ne se shikojme punen e tjetrit.

    Përgjigju
  • Lil shqipja: 11/04/2019 11:59

    Ky drejtori i policise dhe nendrejtori duhet te kishin dhene doreheqje me kohe.

    Përgjigju
  • Gjeografi: 11/04/2019 09:21

    O Loran Shehu, Tripoli eshte në Libi, jo ne Siri. E dyta, nuk thoni shyqyr qe po i zbythin Kinezet se na çan rikun me ato çmime. Ti q... n...n sybajameve.

    Përgjigju
  • Emigranti: 11/04/2019 05:58

    Shum shum turp te ndodhi kjo 2 here dhe mos mbani asnje lloj pergjegjsie jeni pa moral fare keni pjerdh si shtet jeni ber me keq se greqia atje ndodhin kto gjera nga 4-5 here ta kishit ven ushtrine qe heren e pare sic e ven gjith bota .

    Përgjigju
  • Aaaaa: 11/04/2019 00:17

    Me ben pershtypje qe : Dihet qe grupet kriminale kane info shume te sakta....si ka mundesi ne nje dite kur kthehej presidenti yne i nderuardhe do largohej amerikani pra masat e sigurise jane te larta keta realizojne vjedhjen....dmth ose jane idiote ose dikush i shtyu te bejne vjedhjen ne kete dite

    Përgjigju
  • Emigranti: 10/04/2019 22:39

    Shum mir ushtrija per venin e vete ate her per boten.

    Përgjigju
    • Loran shehu: 11/04/2019 00:47

      Si aeroporti i Tripolit Siri

  • Bxnsjsj: 10/04/2019 21:32

    Venezuele.

    Përgjigju
    • Vlora: 10/04/2019 23:17

      Ik o pirdhu

  • Geke: 10/04/2019 21:06

    Heret jeni pse nuk prisni sa te behen edhe nja 3-4 grabitje te tjera pastaj te fusni ushtrine ne detyre.... Shtet rrumpalle...

    Përgjigju
  • Ops: 10/04/2019 20:59

    Se kuptoni sa qesharak beni ??? Ka bizens te huaj qe ka sigur te investoj ketu?? Nuk eshte nje rast jane te disatet , turp qeveri me e pa afte skish pa historia

    Përgjigju
    • Vlora: 10/04/2019 23:18

      Ik o purdhu... pse kushte sala shtet..hahaha1997 hahahahah

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë