Grabitja e bankës në Bllok, ja
lëvizjet që tradhtuan 3 autorët
Gjurmët e gishtave të lëna në kasafortën e parave dhe udhëtimi turistik drejt Budvas i tre autorëve të dyshuar bindi policinë se autorët e grabitjes së bankës në bllok më 8 gusht 2016 ishin Roland Liti, Alan Babameto dhe djali i Nehat Kullës, Roland Kulla. Të tre këta shtetas u prangosën një dit ëmë parë nga policia dhe tashmë janë nën akuzë për vjedhje të bankave dhe arkave të kursimit kryer në bashkëpunim.
Ka zgjatur vetëm 3 javë arratia e grabitësve të filialit të bankës në Bllok, ndërsa janë arrestuar në kushtet e flagrancës sëbashku me paratë e marra nga kasaforta e sigurisë.
Pas arrestimit pritet që të premten ata të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë të kërkuara nga prokuroria atë të arrestit me burg.
Alan Bamaeto, Roland Liti dhe Robert Kulla djali i të fortit të Tiranës
Nehat Kulla njohur si 'Gjenerali' janë vënë në pranga për grabitjen e kryer më 8 gusht në zonën e bllokut.
Por si u arrit deri në zbulimin e këtij grupi kriminal?
Policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë mundëm që nëpërmjet gjurmëve të gishtave përkatësisht të gishtërinjve të Roland Litit të zbardhin përfshirjen e tre të rinjve në këtë krim.
Pak orë pas grabitjes dy prej pjesëtarëve të këtij grupi kanë udhëtuar drejt malit të zi për të humbur gjurmët dhe për tu kthyer 4 ditë më pas por kjo lëvizje ka bindur policine për të vërtetuar dyshimet mbi përfshirjen e tyre në këtë krim.
Tre të ndaluarit nuk janë emra të panjohur për policinë e Tiranës pasi dhe më parë ata kanë qenë të përfshirë në krime Liti për vjedhje dhe Kulla për rrëmbim e pengmarrje.
Arrestimi i tre të dyshuarve u bë publik nga vetë drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj.
Operacioni u kodua “depërtimi” dhe vec të dyshuarve uniformat blu sekuestruar dhe një sasi të konsiderueshme parash sic dhe shihni në pamje në total afro 40 mijë euro.
Tre javë më parë në qendër të bllokut nërpmjet bodrumit këta persona mundën që të hapnin pranë kasafortës ku mbaheshin paratë e bankës dy vrima me gjerësi e 50 cm dhe nëpërmjet tyre depërtuan deri tek paratë dhe në vetëm 3 minuta morën mbi 200 mijë euro dhe u larguan.
Vec arrestimit të tre të dyshuarve policia e Tiranës po punon për të identifikuar persona të tjerë që rezultojnë të kenë patur rolin e bashkëpunëtorëve në këtë ngjarje dhe dyshimet janë tek një anëtarë i stafit të bankës që ka treguar planimetrin e godinës dhe vendndodhjen e kasafortës.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9710
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzohet se ka dhunuar njerkën e tij, Gjykata e Tiranës vendos masën 'arrest në burg' për djalin e Nehat Kullës
3 Qershor 2024, 12:51
-
Arrestohet djali i Nehat Kullës, dhunoi njerkën me urdhër mbrojtje! Shkak konflikti për vilën e ‘gjeneralit’ të bandës famëkeqe në Tiranë
1 Qershor 2024, 09:43
-
Pamjet e bazës së armëve pranë vilës së Nehat Kullës! Ish-depo e ushtrisë në Tufinë, bazë e atentatorëve dhe grupeve kriminale
2 Prill 2021, 16:18
-
Historia si nëpër filma e Nehat Kullës, miku i kryeministrit dhe fundi pa 'lavdi' e tragjik i tij dhe i vëllait
17 Qershor 2020, 12:05
-
Pak kohë më parë la qelinë/ Kush ishte Nehat Kulla...'gjenerali' i bandës famëkeqe të '97 që vdiq sot
16 Qershor 2020, 09:06
-
Tiranë/ Njihej si 'gjenerali' i bandës në '97, ndërron jetë Nehat Kulla...ishte pozitiv me COVID-19, u infektua nga vëllai që vdiq disa javë më parë
16 Qershor 2020, 08:56
-
Ndërroi jetë nga COVID-19/ Vëllai i 'Gjeneralit' punonjësi i Doganës! kolegët mesazh prekës: Të prehesh në paqe!
28 Prill 2020, 19:17
-
EKSKLUZIVE/ Lista e papublikuar e OFL: Nga nipi i Enver Hoxhës tek Edmond Bego, Nehat Kulla, dhe i forti i Saukut
20 Shkurt 2020, 15:23