'Gruas i thyen dy brinjë dhe gishtin'! Grabitën dhe dhunuan çiftin në Maqellarë, katër të arrestuar, dy në kërkim

'Gruas i thyen dy brinjë dhe gishtin'! Grabitën dhe dhunuan çiftin në Maqellarë, katër të arrestuar, dy në kërkim

Rrahman Dulja

DIBER-Arrestohen katër të rinjtë që grabitën dhe dhunuan çiftin e të moshuarve në Maqellarë tre net më parë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë. Ngjarja ndodhi në fshatin Cernem. Të arrestuarit janë A. V., 23 vjeç, S. C., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç dhe Z. E., 25 vjeç, banues në Njësinë Administrative Maqellarë. Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e K. B., 35 vjeç dhe A. G., 30 vjeç, bashkëpunëtorë në vjedhjen me dhunë. Policia njofton se në momentin e arrestimit të katër të rinjve u gjetën edhe disa sende të vjedhura.

Kryefamiljari, Rrahman Dulja rrëfeu dje për Report Tv të gjithë atë se çfarë ndodhi gjatë atyre pesë minutave. Ai tha se autorët gruas i thyen gishtit dhe dy brinjë, pasi kjo e fundit tentoi që t'i hiqte kapuçin një prej grabitësve.

"Ishte ora 11: 00 duke pare televizor, trokit dera e shtëpisë. Dolëm te dera, bërtisnin hapni derën dhe ne nuk e hapëm. Ia futi një emër koti, e dëgjova në zë që nuk është ai emër, se s'kishte lidhje me mua ai më dhe filluan t'i binin derës me shkelma. Ishin 5-6 veta, dera u hap, u futën brenda, dy kapën gruan, dy mua dhe të tjerët kontrolluan në shpi, na rrahën se ne bëmë një çfarë rezistence se të futet njeriu në shpi, unë i rashë atij, ai mua.

Morën ça kishin për të marrë dhe ikën. Bashkëshortes i kanë thyer dy brinjë dhe gishtin. Nuk e dimë sa kanë marrë, disa varëse, byzylykë të gruas dhe vajzave. Erdhi policia, i morëm me celularin e komshijes", tregon i zoti  i shtëpisë, Rrahman Dulja.

200 m larg vendit të ngjarjes u gjet një makinë, e cila u përkiste grabitësve e ndërsa janë gjetur edhe ky kuti të bizhuterive boshe. Ndërkohë që sot policia njoftoi se autorët janë arrestuar dhe bashkëpunëtorët janë shpallur në kërkim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • timi: 25/02/2020 10:17

    te varen hajdutet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin