Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 punonjës të firmës së sigurisë dhe një në arrest shtëpie, pas grabitjes së 3.8 milionë eurove të enjten e kaluar në Qafë-Kashar. 

Në burg mbetet administratori i kompanisë së sigurisë ‘Rogat Security’ Artan Mane si dhe Alban Sharra, Agron Ademi, Niko Prifti dhe Eduard Metollari.Ndërkohë arrest shtëpie Gjykata ka vendosur për shoqëruesin e ngarkesës Agron Lloha

Seancat u zhvilluan me dyer të mbyllura për gjashtë personat e vënë nën akuzë për shpërdorim detyre. Ndërkohë mendohet se 3.8 mln Eurot e një banke të nivelit të dytë do transferoheshin jashtë vendit.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)