Gjykata e Kurbinit iu ka komunikuar masen e sigurisë "Arrest në Burg" kushërinjeve Fation dhe Elson Bushgjokaj të vënë nën akuzë për grabitjen me dhunë të një ish-efektivi të policisë së burgjeve, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2011-të në Mamurras.
Në seancen e zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet se referuar provave të paraqitura nga prokurori Bardhyl Shehi, gjyqtari Aurel Arapi e konsideroi të ligjshem ndalimin e përsonave nën hetim Fation dhe Elson Bushgjokaj dhe vendosi ndaj tyre masen e sigurisë "Arrest në Burg" për veprat penale “Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit".
Grabitja dhe plagosja e ish-efektivit të policisë së burgjeve shtetasit A.D i cili në atë kohë punonte dhe si taksist ilegal u zbardh pas 9 vitesh, pasi në makinen e grabitur e cila u gjet e grabitur në Kashar janë gjetur gjurmë gishtërinjsh të dy përsonave të vënën në akuze.
Ata mësohet se e kishin faturuar taksistin për ti dërguar në Mamurras, por kur janë afruar në një zonë të pabanuar e kanë dhunuar me sende të forta dhe i kanë marrë automjetin e më pas janë larguar.