“Për anëtarësimin në Unionin Europian, është e nevojshme siç dhe kërkon Brukseli një fitore kundër krimit dhe korrupsionit” në këtë formë e përditshmja italiane 'La Repubblica' ka vendosur të përshkruajë situatën në Shqipëri duke u nisur nga ngjarja e 9 shkurtit grabitjes së 3 milionë eurove në rrugën që të çon në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Grabitja e parave të bankave në Rinas, operacioni për kapjen e grabitësve ka gjetur jehonë edhe në të përditshmen italiane e cila shkruan se Shqipëria pas ngjarjeve të fundit të grabitjeve është duke marrë masa emergjente.
Madje ngjarja e fundit, ajo e grabitjes së rreth 3 milionë eurove përshkruhet si një film Hollywood madje si në kohët e Al Capone.
Mw tej citohet se brenda 10 ditësh policia arriti të arrestonte 6 anëtarët e bandës të cilët me një furgon të blinduar jo shumë larg aeroportit të Rinasit, në një zonë me një nivel të lartë sigurise realizuan grabitjen e 3 milionë eurove.
Shkrimi bën një përmbledhje të ngjarjes mënyrës së grabitjes ku në 10 minuta, të qetë pa asnjë problem autorët realizuan planin e tyre. Madje sipas disa mediave të tjera si Reuters apo Xinhua grabitja cilësohet spektakolare.
Më tej citohet edhe ministri i brendshëm Tahiri i cili pak kohë pas grabitjes u shpreh se policët privatë janë paguar pak apo keq dhe nuk mund të jenë heronj. Rruga e hajdutëve njihet ndryshe ironikisht është rruga ku u gjetën edhe makinat e djegura të grabitësve .
Sa i përket të arrestuarve edhe një herë shkrimi përmend emrat e autorëve dhe profesionet e tyre ku mes tyre ishin ish ushtarë në Afganistan në misionet e NATO-s.
Por kjo ngjarje shihet nga e përditshmja si një alarm pasi pikërisht në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit që të con drejt aeroportit Nënë Tereza, një nga rrugët më të sigurta asgjë nuk është e sigurt pasi ky nuk ishte rasti i parë i grabitjes në të njëjtën rrugë.
“Pas gati gjysmë shekulli të rënies së diktaturës së Enver Hoxhës, Shqipëria ka bërë hapa të ngadaltë drejt normalizmit . Që në kohën kur Edi Rama është bërë fillmisht kryetar bashkie sot kryeministër reformat, zhvillimi ekonomik kanë njohur progres. Por për anëtarësimin në Unionin Europian, është e nevojshme sic dhe kërkon Brukseli një fitore kundër krimit dhe korrupsionit” e mbyll shkrimin La Repubblica.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com