Nis loja në rrjet! 'Grabitësit e Rinasit tregojnë ku i kanë groposur paratë'

Nis loja në rrjet! 'Grabitësit e Rinasit tregojnë ku i kanë groposur paratë'

Për të pasur sa më shumë ndjekjes në rrjetet sociale, njerëzit gjejnë mënyra nga më të ndryshmet. Shumica prej të cilave abuzive. E shpesh, për të rritur numrin e ndjekësve (followers) në Instagram, shfrytëzohen ngjarjet e bujshme që kanë prekur opinionin publik në momente të caktuara. Kështu ka bërë edhe nëj person, i cili ka zgjedhur të "godasë" me një nga ngjarjes që po mban ende mbërthyer opinionin publik. Bëhet fjalë për grabitjen e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit, ku në mes të pistës u grabitën miliona euro.

Ndërsa mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit me policinë njëri prej grabitësve që dyshohet të ketë qenë edhe kreu i grupit, Admir Murataj, asgjë tjetër nuk dihet saktësisht publikisht, pasi policia dhe prokuroria për shkak të hetimeve janë treguar të rezervuara. Pyetja më e madhe është se ku janë paratë, e në rast të arrestimit të bashkëpunëtorëve në grabitje, a do të mund të gjenden edhe paratë e grabitura? Këtë mister ka shfrytëzuar një person i cili ka hapur në Instagram një profil me emrin "grabitësit e Rinasit", duke shtuar edhe detajin: Lekët i kam groposur në Babrru.

Personi që fshihet pas këtij profili, ka ditur edhe të "peshkojë" personat që mund t'i bëjnë follow, duke ndjekur fillimisht një grup gazetarësh.

Ftesa qe i eshte bere ne Instagram, gazetarit Eni Ferati

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?