Grackë dhe perimetër sigurie, kurthi i policisë për të arrestuar Gentian Ballën nga Shijaku (VIDEO)

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili është kapur duke lëvizur me armë zjarri.

Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Gentian Balla nga Shijaku, i cili ka qenë i dënuar me parë me 15 vite burg për vrasje me dashje.

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e personit, blutë e Durrësit kanë ngritur pika kontrolli gracë, e më pas kanë mundur që të bëjnë identifikimin e automjetit me të cilin po lëvizte.

Në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar automjetin, 40-vjeçari ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është arrestuar më pas nga policia, e cila kishte ngritur edhe perimetër sigurie në mënyrë që ai të mos arratisej.

Gentian Balla, sipas policisë është një person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale "Vrasja me dashje", ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Ndaj Ballaës tani rëndojnë akuzat e "Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’’ dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë".

Policia ka sekuestrua në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjetin tip Benz.

1570517049_magnum.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë