TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka vendosur të pushojë hetimet për Kristaq Gërvenin lidhur me skandalin e përdorimit të gradave të pamerituara gjatë një takimi zyrtar në NATO.
Kallëzimi është bërë nga drejtoria Juridike pranë Ministrisë së Mbrojtjes, pasi Kundëradmirali kishte vendosur grada të pamerituara duke u vetëshpallur Admiral.
Ky kallëzim është pushuar duke e konsideruar veprimin e Gërvenin si gabim njerëzor dhe jo shkelje penale.
Disa muaj më parë Gërveni u bë pjesë e një skandali tjetër. Gërveni kundërshtoi urdhrin e Ministres Kodheli për kthimin në Shqipëri pasi i kishte përfunduar mandati i ambasadorit të FA në NATO.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com