Zëvëndëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas tërheqjes nga politika të Gramoz Ruçit, ditën e sotme në Kongresin e PS.
Braçe shkruan se PS-ja nuk do te jetë njësoj pa Ruçin as në paqe e betejë. Braçe shprehu mirënjohjen për Ruçin e gjithçka që ka dhënë në këto vite për partinë.
"Të jam mirënjohës Gramoz Ruçi! Për gjithçka në këto 30 vite. Për gjithçka në 28 vitet e mia brenda tyre. Për derën e hapur që 20 vjeç, kujdesin, këshillën, nxitjen, komunikimin, kurajon e injektuar, nderin e dinjitetin e mësuar. Mbështetjen veçanërisht në ditët e errëta e të vështira te 1996, 1997 e me tej, për t'u rritur e bërë njeri mbi të gjitha, socialist e fitues! Nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty në paqe e betejë", shkruan Braçe
Astrit Patozi ka vlerësuar Gramoz Ruçin për vendimin e tij për largimiun nga politika, pas rreth 3 vitesh pjesë aktive e saj.
“E kam pasur gjithë jetën time politike përballë si kundërshtar. Por kjo nuk më pengon aspak të shpreh respekt dhe vlerësim për vendimin e sotëm të Gramoz Ruçit.
Ndoshta ishte rastësi, por fakti që e shpalli atë në stadium të kujtonte ata futbollistët e famshëm, të cilët e kanë lënë sportin në kohën e duhur, pa u zvarritur dhe pa e provuar shijen e hidhur të stolit”, shprehet Patozi.