Gramsh - Mjeku i familjes, Vladimir Shuli 60 vjeç është rrahur në banesën e tij. Ai dyshohet se është qëlluar nga 2 persona mbrëmjen e 30 nëntorit, të cilët janë identifikuar nga policia dhe kanë nisur hetimet.
Pas goditjes, mjeku ka mundur të telefonojë të afërmit. Dera e banesës është hapur me dhunë nga efektivët dhe familjarët që kanë gjetur mjekun pa ndjenja. Ata e kanë dërguar në spitalin e Gramshit, por u konstatua se vuante nga probleme shëndetësore (hipertension). Për këtë arsye u transferua në spitalin e Traumës.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 nëntorit. Për të ruajtur konfidencialitetin e hetimeve që po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera.