GRAMSH- Një lokal në Gramsh është përfshirë nga flakët e për pasojë kanë mbetur të plagosur A.H., 45 vjeç, A.P., 48 vjeç,  dhe E.H., 28.

Ata kanë qenë duke ndezur sobën e drurit, në momentin kur ka shpërthyer dhe ka marrë flakë bidoni me benzinë. Tre personat e plagosur janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia njofton se "grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes".