GRAMSH - Policia e Qarkut Elbasan ka arrestuar në Gramsh dy persona të cilët akuzohen se kanë marrë kundër dëshirës së saj një femër me inicialet D.T për të kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Drejtoria e Policisë Elbasan bën me dije se dy të arrestuarit janë Gramoz Boja, 39 vjeç, banues në fshatin Shtërmen Elbasan dhe Alket Beno, 43 vjeç, banues në fshatin Papër Elbasan.
Ndalimi i tyre nga ana e policisë është bërë pas kallëzimit penal të D.T, banuese në lagjen Holta Gramsh. Në denoncimin e saj ajo tregon se është marrë kundër dëshirës së saj nga Boja dhe Beno të cilët kanë tentuar të kryejnë marredhënie seksuale me dhunë me të.
Tashmë çështja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan per veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë, marrëdhenie seksuale me të rritura e kryer në bashkepunim e mbetur në tentativë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com