NIGERI- Dy femra kamikaze hodhën në erë veten e tyre duke lënë të vdekur të paktën dhjetë persona në një zonë plot me njerëz në qytetin verilindor Maiduguri të Nigerisë, e cila njihet si qendra e kryengritjes militante islamike. “Reuters” citon disa dëshmitarë të ngjarjes të cilët kishin parë një grua teksa hynte në zonën prapa tregut të qytetit.
Sipas tyre, në treg kanë qenë më shumë se 30 persona, por nuk dihet ende fati i tyre.
Deri më tani, asnjë grup terrorist nuk e ka marrë përsipër sulmin, por gjithsesi dyshimi bie mbi “Boko Haram”, të cilët kanë ndërmarrë një fushatë spastrimi që ka lënë pas mijëra viktima.
Presidenti nigerian Goodluck Jonathan planifikon t’i kërkojë Asamblesë Kombëtare të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në tre shtete verilindore më të prekura nga sulmet terroriste.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com