Vetëm prania e tyre ngjall frikë mes luftëtarëve të ISIS pasi ata besojnë se nëse vriten nga një grua do të shkojnë drejt e në ferr. Femrta luftëtare kontrollojnë zonën e kufirit, çka ju mundëson atyre të monitorojnë aktivitetet e ISIS si në Irak ashtu dhe në Siri. Rosarine, një nga pjestaret e forcave të armatosura kurde, tregon sesi kurrë më parë nuk kishte përdorur një armë por ndodhet aty duke mposhtur frikën nga lufta për të mbrojtur vendin e saj:
”Shteti Islamik mendon se femrat nuk mund të luftojnë, por ja ku jemi. Ne nuk kemi frikë pasi e dimë se për çfarë po luftojmë.”
Ajo është vetëm 18 vjeç dhe ju desh të braktiste shkollën për të luftuar. Rosarine tregon se hap zjarr ndaj çdogjëje që shikon të lëvizë në territorin e kontrolluar nga Shteti Islamik. Vajzat luftëtare kurde kanë gjithë mbështjetjen e familjarëve të tyre për të mbrojtur tokën dhe popullin e tyre. Komandanti i luftatëreve kurde, Salil Derki, shprehet se këto vajza përhapin terror mbi militantët e shtetit islamik:
”Në filozofinë e tyre femrat nuk kanë një rol në shoqëri. Filozofia dhe kultura që ata besojnë i bën të mendojnë se nëse vriten nga një grua nuk do të shkojnë në parajsë. Kështu këto vajza trimëresha do t’i çojnë ata në ferr.”
Derki shprehet se është shumë krenar për luftëtaret kurde që janë nën komandën e tij dhe ato janë një shembull për të gjitha femrat në të gjithë botën.
Një tjetër luftëtare femër, Berita, shprehet se ka marrë pjesë në luftime tepër të rrezikshme që kanë zgjatur një ditë e një natë, e megjithatë fokusimi në vrasjen e terroristëve e ka mbajtur atë të gjallë për të përballuar këtë sfidë të ëvshtirë.
Shumë prej tyre shprehen të gatshme për të qëndruar luftëtare dhe pas mbarimit të luftës me ISIS pasi beteja e kurdëve për pavarsinë e shtetit të tyre, Kurdikistan, është ende në proces. Kurdët nuk kanë një shtet të tyrin, por jetojnë në rajonin e Kurdikistanit mes Iranit, Irakut, Sirisë dhe Turkisë.