Gratë, lidere më të suksesshme në luftën ndaj Covid19

Vendet e udhëhequra nga gratë, e kanë trajtuar krizën e shkaktuar nga Covid-19 më mirë se burrat, sugjeron një studim i Qendrës për studime të politikave ekonomike.  Analiza vë theksin në nivelin e ulët të vdekshmërisë nën qeverisjen e grave. Vendet kishin rezultate më të mira në mënyrë sistematike, për shkak të marrjes së masave më herët në raport me vendet e tjera.

Suksesi i drejtuesve si Angela Merkel, Jacinda Ardern, Mette Frederiksen, Tsai Ing-wen dhe Sanna Marin deri më tani ka tërhequr vemendjen e mediave por pak vëmendje akademike.

Analiza e cila merr në studim 194 vende, sugjeron se ndryshimi mund të shpjegohet nga përgjigjet proaktive dhe të koordinuara të politikave të miratuara nga lideret.

Ndër të dhënat e marra në studim ishin PBB, popullsia e vendit, përqindja e banorëve të moshuar, shpenzimet vjetore shëndetsore për person, hapjen e udhëtimeve ndërkombëtare dhe nivelin i barazisë gjinore në shoqëri. Meqenëse vetëm 19 nga 200 vende drejtohen nga gratë, autorët I krahasuan vendet me fqinjët e tyre, të cilët drejtohen nga meshkuj.  

"Kjo analizë konfirmon qartë se kur vendet e udhëhequra nga gratë krahasohen me vende të ngjashme me to, ato kanë performuar më mirë, duke pasur më pak raste, si dhe më pak vdekje," thekson njëri nga studiuesit.

Ata thanë se shpresonin që studimi të "shërbejë si një pikë fillestare për të hedhur dritë mbi diskutimin në lidhje me ndikimin e udhëheqësve kombëtar në luftën kundër Covid-19".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral