Gratë naftëtare të vendosura, vijojnë në ditën 18 të grevës: Nuk dalim pa fituar lekët që kemi nxjerrë me djersë (VIDEO)

BALLSH - Greva e naftëtareve vijon edhe gjatë kësaj të diele teksa ka hyrë në ditën e 18.

Gratë naftëtare vijojnë rezistencën e tyre pavarësisht se gjendja shëndetësore është përkeqësuar shumë.

Edhe në mes të lodhjes, stresit dhe shqetësimeve të tjera shëndetësore, ato nuk i ndalin thirrjet drejt kryeministrit për të zgjidhur problemet e tyre.

Tashmë ambientet e qendrës shëndetësore janë kthyer në një shtëpi te dyte por pa familjarët e tyre. Nuk dalin janë të vendosura deri në zgjidhjen e hedhjes së pagave që i kanë të fituara.

Greva dhe protestat e naftëtarëve tashmë e kanë kaluar muajin që nga fillimi i rikthimit i grevës së dytë brenda vitit.

Rezistenca dhe vazhdimi i ngujimit të tyre do të vazhdojë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:39
Grevistja: Nuk dalim pa fituar lekët që kemi nxjerrë me djersë (VIDEO)

Teksa gjendja shëndetësore e tyre sa vjen dhe rëndohet, gratë naftëtare shprehen se do të vijojnë sërish. Një prej grevisteve shprehet se nuk do të dalin prej aty pa fituar lekët që kanë nxjerrë me djersë.

"Është dita e 18 e grevës. Do të vazhdojmë përderisa ne kemi marrë këtë risk përsipër, është e kotë nëse nuk fitojmë gjë. Largimi nga familjarët është shumë e vështirë. Unë jam me diabet jam shkëputur ndonjë ditë pasi jam me diabet dhe kam marrë mjekim. Nuk bëhet fjalë të dalim nga greva. Pa fituar lekët që kemi nxjerrë me djersë" - tha një prej grevisteve.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cowboy: 01/11/2020 15:16

    Dita e tetmbëdhjet!!???!!??!!?! Dhe këto i kan faqet e kuqe si molla. Sinqerisht më vjen keq që keni humbur parat por është e qart që keni zgjedhur rrugën e gabuar e aq më teper që kjo nuk është grev e vërtet urie. Dilni që aty dhe ndiqni rrugën ligjore.

    Përgjigju
  • Hako: 01/11/2020 14:10

    Nuk eshte kohe per humor, por keto zonjat duket sikur kane shtuar peshe dhe jo dobsuar.Prandaj mendoj qe nuk merret seriozisht kjo greve urije, dhe nuk do te marre pergjigje.

    Përgjigju
  • Emigrant USA: 01/11/2020 13:38

    KETO GRA TE NDERUME DHE TRIMERESHA QE PO LUFTOJNE PER BUKEN E GOJES DUAN MBESHTETJE KRYEMINISTRI ESHTE PERSON I GABUAR PER KETA GREVISTE SEPSE ED RAMA PERFAQSON SHTRESAT E PASURA OSE SIC THOTE MEDJA OLIGARKET DHE JO TE VARFERIT DHE SHTRESAT NE NEVOJE GREVISTET DUHET TI DREJTOHEN NJE FORCE TJETER PUSHTETI SIC ESHTE PRESIDENTI JAM I SIGURTE QEPRESIDENTI DUHET TE BEJE DICKA PER KETO GRA TRIMERESHA

    Përgjigju
  • Ish naftetari: 01/11/2020 12:46

    Me vjen shumë keq qe keto puntore e puntorë te rafinerisë,por dikush po i perdor per qellime politike. Ne qofte se çeshtjen e kanë fituar ne gjykate,duhet ti drejtohen permbarimit dhe avokatit te popullit per te zgjidhur raportin midis punetoreve dhe sipermaresit privat. Kjo eshte ekonomia e tregut,qe e kerkuam vete dhe mire beme. Çdo lloj qeverie nuk me intereson aspake,por ne kete raste ajo nuk ka te beje fare. Prandaj mos lejoni qe t'ju perdorin politiqenet hiena dhe shkoni ne shtepi e ndiqni rrugen ligjore.

    Përgjigju
    • Taksapaguesi: 01/11/2020 15:17

      Jane bere si cadra e Lulit.Duan te behet me zor ajo qe kerkojne.Familia ka rregulla,sepse mund te bejme edhe ne pensionistat greve urie per rritje pensionesh.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump