TIRANË- Bashkëshortja e kryeministrit Rama, zonja Linda Rama, është bërë pjesë e Womans Entrepreneurship Day.  Lajmin e ka bërë të ditur vetë zonja Rama e cila nëpërmjet një postimi në tëitter shkruan se ndjehet e privilegjuar që i është bashkuar kësaj nisme të rëndësishme për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

Zonja Rama është bërë pjesë e apelit bashke me Cherie Blair dhe Hillary Clinton për të mbështetur gratë e goditura nga kriza e COVID-19. Duke shpërndarë videon, në tëitter Linda Rama shkruan se pavarësisht përballjeve të këtij viti unikal në jetën tonë, gratë sipërmarrëse mbeten shembuj shprese.

‘Po e nis ditën me një apel për të mbështetur gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Pavarësisht sfidave të papara të vitit, gratë sipërmarrëse vazhdojnë përpara dhe ju mund t’i mbështesni ato’, shkruan

Linda Rama.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:51
Linda pjesë e apelit bashkë me Cherie Blair dhe Hillary Clinton për të mbështetur gratë/ Rama: Gjysma ime më e mirë

"Gjysma ime më e mirë", kështu e quan kryeministri Edi Rama bashkëshorten e tij, Linda e cila është bërë pjesë e nismës Womans Entrepreneurship Day për gratë sipërmarrëse në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

Rama ka shpërndarë videon e mesazhit të Lindës krah herie Blair dhe Hillary Clinton për të mbështetur gratë e goditura nga kriza e COVID.