Vrasja e grave në fokus të 'Repolitix'/ Sociologu Dragoti: Si të dalloni një person të prirur për dhunë në familje

2019-a nisi me dy femra të vrara barbarisht, krime këto në familje. Pikërisht dhuna dhe viktimat e dhunës në familje ishin në fokus të emisionit "Repolitix" në Report TV. Të ftuar ishin prof.dr Edmond Dragoti, sociolog, Klodeta Dibra, pedagoge në UT, Edlira Çepani, aktiviste e të drejtave të njeriut si dhe Anila Hoxha, gazetare e ‘’Top Channel’’. 

Cilat janë shkaqet e dhunës dhe krimit në familje? Si mund të parandalohet? Cila është përgjegjësia e institucioneve shtetërore pas çdo gruaje që humb jetën nga dhuna në familje? Sociologu Dragoti rendit disa arsye që çojnë në dhunë në familje si problemet sociale, ato psikologjike si dhe kulturore. Ai thotë gjithashtu se një person është i parashikueshëm si dhunues në familje duke renditur disa karakteristika.  

Për Klodeta Dibrën, pedagoge e UT thotë se gratë dhe vajzat duhet të vazhdojnë të japin kontributin e tyre dhe t'i bëjnë të ditur shoqërisë dhe gjinisë mashkullore rolin që kanë me të drejta të barabarta. Gazetarja Anila Hoxha tha se 15 gra u vranë në 2018-ën, ndërsa shtoi se 75% të urdhërmbrojtjeve që lëshon gjykata janë për gratë të cilat dhunohen në familje. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Dhuna në familje, Anila Hoxha në 'Repolitix': 15 gra u vranë gjatë 2018-ës

Gazetarja e kronikës së zezë, Anila Hoxha, në studion e "Repolitix" në Report Tv tha se gratë duhet të denoncojnë pa hezituar dhunën në familje, përpara se pasojat të jenë tragjike. 15 gra kanë humbur jetën gjatë vitit 2018, tha Hoxha, një pjesë e të cilave kanë humbur jetën edhe për shkak se janë gjendur në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar.

Në 2018 pesë gra të vrara, 11 gra në shtëpi, 4 aksidentaslisht ishin në vendin e gabuar, në momenitn e gabuar. Siç ishte Griselda në fund të 2018-ës, Silvi në Shkodër me ish-policin Bërçama. Gratë duhet të denoncojnë dhunën në familje. Ka denoncime, ka kërkesa për urdhërmbrojtje. 75% të urdhërmbrojtjeve janë për gratë. 

Anila Hoxha, gazetare e Top Channel

Ora 22:37
Vrasja e grave, sociologu Edmond Dragoti: Si ta dalloni një person të prirur për dhunë në familje

"Një person i prirur për dhunë në familje është i parashikueshëm". Kështu shprehet sociologu i njohur, njëherazi pedagogu i Universitit të Tiranës, Edmond Dragoti, në studion e "Repolitix" në Report Tv. Ai rendit shkaqet që çojnë në dhunë dhe krime në familje, por edhe karakteristikat e një personi të prirur për dhunë ndaj gjinisë femërore. 

Profilin e një personi të prirur për dhunë ne mund ta parashikojmë. Nëse ka një formim të caktuar që i krijon një profil të mundshëm të një dhunuesi të ardhshëm, ne mund ta parashikojmë atë. Shkaqe janë traumat që mund të ketë personi në fëmijëri, në emigracion, shkëputja prej familjes, dyshimet dhe frikërat që krijohen larg familjet, e çrregullojnë mënyrën e sjelljes. Këto janë sjellje të një trashëgimie patriarkale. Mungesa të ardhurash kemi të gjithë, shkaqe potenciale janë dhe papunësia si element i rëndësishëm, por jo si shkaqe të mirëfillta, por këto krijojnë situatën e mundshme. Por ajo që të shtyn drejtpërdrejt është një motiv më personal. Mund të jetë me faktin që ai mund të jetë i paaftë të kontrollojë impulset e veta. Mund të jesh obsesiv, njerëzit e dhunshëm që reagojnë dhunshëm ndaj grave. Këto kanë edhe origjina neurotike, çrregullime të sistemeve hormonale etj. 

Edmond Dragoti, sociolog

Shkaqe të dhunës në familje sipas Dragotit është edhe aspekti social, psikologjik por edhe ai kulturor. "Ndryshimi i kulturës patriarkale kërkon kohë. Paaftësia për të zhvilluar e bën nejriun që të jetë i izoluar dhe i çekuilibruar që të mos kontrollojë veten. Rasti i Ballshit dhe ai në Korfuz ka një mori specifikash. Nga një studim që kam bërë para disa vitesh me dy profesorë grekë, emigratët tanë ishin anksiozë, më të stresuar se grekët. Por shqiptarët në Shqipëri ishin më në stres se emigratët në Greqi. Sepse nuk kemi kushtet e duhura për t'u mbrojtur nga stresi siç është punësimi etj. Të rritesh në mënyrë të izoluar, pa marrë dhe dhënë informacion e kulturë, rritesh si një njeri në mes të ujqërve me kafshë të egra dhe i tillë do të jesh. Mbetesh i izoluar nga shoqëria", tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër