Grazhdi njerëzor Barile, një sukses
për traditat e ekspozuara në Matera

Grazhdi njerëzor Barile, një sukses<br />për traditat e ekspozuara në Matera
Nga 27 deri më 29 dhjetor, përsëritet në Matera, në Rajonin e Bazilikatës në Itali, edicioni i katërt i `Grazhdit njerëzor`, një traditë kjo përsëritet në “Sassi”. Këtë vit, krijohet pa prezencën e shoqatës jofitimprurëse.

Për tre vite me radhë, ka marrë pjesë edhe shoqata pro-loco e Barile-s, qendër arbëreshe e Vulture, me  figurantë, të cilët kanë riprodhuar skenën e lindjes së Krishtit. Vitin e kaluar, skena “Barile si Betlehemi” me pjesëmarrjen e disa personazheve të rëndësishëm të historisë, të paraqitur në kasollen ku lindi Krishti.
Shën Jozevi, Shën Mëria dhe Krishti fëmijë, u interpretuan nga një familje në Barile. Por përveç Bariles, ishin prezentë edhe figurantë të ardhur nga vende të tjera, si Ladispoli (Romë), Monteiasi (Taranto), Montenero di Bisaccia (Campobasso)  dhe Trivigno (Potenca), të gjithë bashkë, ishin  160 figurantë.

Shumë zhgënjim pati në Barile, për heqjen e shoqatës Por-Loco, ku motivi ishte përplasja mes organizatorëve Matera Convenzion Bureau dhe shoqatës tjetër pro-loco Lucana. Paraqitjet skenike të pjesëmarrësve nga Barile edhe në gjuhën arbëreshe janë pëlqyer nga mijëra vizitorë që ishin prezent ditën e inaugurimit, të favorizuar edhe nga koha e mirë.

Pjesëmarrës ishin njerëz të ardhur nga çdo vend i Italisë, nga Kalabria, nga Spezzano Albanese dhe Molise, nga Montecilfone, gjithashtu edhe dy Komunitete Arbëreshe, disa vizitorë të cilët menjëherë e vunë re identitetin etnik arbëresh, të figurantëve të ardhur nga Barile.
Nga Bari, dy të reja, Stefania dhe Antonia, të mrekulluara nga këto skena biblike, që nuk ishin parë ndonjëherë janë shprehur: “ Dukej sikur po jetonim në Nazareth, jemi shumë të mrekulluara nga kaq shumë mallëngjim”.
 
Një zonjë e re nga Prato, Rajon i Toskanës, bashkë me djalin e saj, i cili frekuenton shkollën fillore dhe një shokun e saj të emigruar nga Shqipëria, kur  Erodi shqiptoi në arbëreshë (Ecni, shpi shpi dhe gjith kriaturet nje vit, pritni kocen), menjëherë e njohu gjuhën e folur të figurantëve në Barile. Nga Napoli, ishte i pranishëm dott. Pasquale Soda, me origjinë nga Barile, bashkë me gruan e tij, i cili është i dashuruar pas traditës arbëreshe. Në lidhje me këtë `Grazhd njerëzor` dhe me aktrimin e figurantëve nga Barile, ai u shpreh: “ një prezencë e mirë dhe e kualifikuar, që interpretuan në gjuhën italiane, për të pranishmit, në latinisht për historinë dhe në gjuhën arbëreshe për lavdinë e vendit të lindjes.

Gjithashtu edhe në kopshtin e Sovranit, korri një sukses edhe performanca e  `danza del ventre` i ashtuquajtur `kërcimi i belit` i propozuar nga  Salomè (Tumiscia), emri i artit i “Almèa Warda” e ardhur nga Shën Pjetërburg, një novelë e marrë nga komuniteti barilez.
Gjithashtu, emocione të shumta krijuan edhe përshtatje të tjera të historisë, të interpretuara nga figurantët. Performanca barileze, arriti kulmin me ardhjen e të ashtuquajturve `Re Magi` në guvën e Shpëtimtarit, në fund të këtij rrugëtimi që zgjati pothuajse 1 km”. Fotoreporteri i shoqatës pro-loco, Alessandro Zenti di Melfi, i kthyer prej pak kohësh nga Afganistani, u shpreh: “ Ky edicion, do të mbetet në memorie, jo vetëm për kornizën, por edhe për tekstet e recituara në gjuhën arbereshe, duke mahnitur dhe duke marrë ovacionet e publikut,  të cilët hynë në një atmosferë `të gjallë`. I lavdërueshëm është edhe shpirti që vunë të gjithë për të realizuar këtë iniciativë, ku fare mirë, mund të duket edhe nga imazhet e fotove të mija. Jam shumë i lumtur që isha pjesë e këtij spektakli”.
 
Baril: Suçes për tradhitat në mostër në Materë ka prezepi
Ka data 27 deri 29 Shën Ndre bëhet në Materë në udhën karakteristike të  “Sassi” ediciuni 4^ i prezepit vivente, për të parën herë pa prolokën. Pljot tre vjet parteçiparti dhe proloka e Barilit, vjet prezentarti skenën “Barili si Betlemi” me raprezentaciunën e la Corte di Erode çë buthon masakrën e kreaturëve e Fëmiljes Shenjtë, e bënur ka kapana e Nativitates. Shën Xhuzep, Shërmërijala dhe Bambin Xhezu, u interpretartin ka një fëmilje barilote. Bashkë me Barilin, ishin prezentë dhe figurantë ka Ladispoli (Roma), Monteiasi (Ta), Montenero di Bisaccia (Cb) dhe Trivigno (Pz) gjithë 160 figurantë.

Qëndruan keq Baril për eskluzionën e prolokave pse su vunë dakordu organixaciuna Matera Convenzion Bureau me prolokën Lukane, e në fakt, raprezentaciuna e grupit barilot në aljbërisht klje një suçes e u aprecar ka shumë njerëz ka gjithë Talia çë erdhën ka inaguraciuna. Ka Kalabria, Specano Albanese, ka Molise,  Montecilfone, dy komunitata aljbëreshe. Dica vizitatura e kapirtin dreq se këta figurantë ishin barilotë. Ishin dhe dy vasha ka Bari, Stefania e Antonia çë u meraviljartin ka këto skena biblike çë ndëk i kishin parë mai: “dukej se ishim në Nazareth. U emocionartim shumë”.

Ka Prato një jëmë e re me të birin çë vete ka skolla primaria bashkë me një mik emigrant ka Albania, kur Erode tha aljbërisht (Ecni, shpi shpi,dhe gjith kriaturet nje vit, pritni kocen-), e individuarti dreq gljuhën e Barilit. Ka Napoli erth bariloti dot. Pasquale Soda bashkë me shoqen, e atij i pëlqejën shumë tradhitat aljbëreshe. U komplimentar me këtë prezep e me figurantët barilotë: “kaq shumë figurantë barilotë çë ka prezepi prezentarin Erodin, fljasin lëtisht, lanitinisht e aljbërisht. Te skena e Sovranit ka shumë suçes vallja e barkut e Salomès (Tumiscia), me emër arti “Almèa Warda”, çë vjen ka S.Pietroburgu, e rri Baril.

Me rikostrucionën dramatike të straxhes kreaturavet gjindja u emocionar shumë. Performanca barilote fërnoi kur erthtin 3 Maxhat pas një udhe të gljatë 1 km”. Fotoreporteri i prolokës Alessandro Zenti di Melfi çë ka pak se u pruar ka Afganistani tha: “kjo ediciunë do qëndrojë në mendje për skenën e për tekstet në aljbërisht çë maraviljartin publikun. Gjithë u impenjartin me shpirt e kjo mënd të shihet dhe te fotografitë e mija. Jam kundiend çë erdha këtu”. Përktheu: Elvana Bilali

San Costantino Albanese: rikthehet `Panairi i dyqaneve`
Në San Costantino Albanese edhe viti 2013-të,  do të mbyllet me “Panairin e dyqaneve”. Për të tretin vit rradhazi, do të zhvillohet evenimenti që ka si protagoniste traditën arbëreshe dhe artizanatin artistik, të të gjithë Pollino-s.  Gjatë këtij evenimenti, ekspozohen disa produkte që  flasin për historinë dhe të ardhmen e kontekstit territorial në brendësi të të cilit, vendosen këta produkte.

Ka gjithashtu si obiektiv të vendosë në rrjet, aktivitetet e ndryshme artizanale të Pollino-s dhe deri në fund vlerësimin e territorit, nëpërmjet aktiviteteve tradicionale dhe nëpërmjet vlerësimeve të gjërave tipike të vendit.  Zgjedhja e realizimit të manifestimit në zonën e San Costantino Albanese, një komunë me 758 banorë, në Provincën e Potencës në Rajonin e Bazilikatës në Itali, që do të ftojë eventin për herë të dytë bëhet edhe për vazhdimësinë eksperimentale të kulturës arbëreshe. E gjithë kjo për të vijuar me promovimin e Pollino-s, që është gjithmonë e më shumë multikulturor, një pikë force, për një propozim të një oferte turistike gjithmonë e më të shumëllojshme dhe më eterogjene.
 
Sh’Kostantin: priret Botteghe in fiera
Në Sh’Kostantin viti 2013 mbyllet me “fiera delle botteghe”.Për tre vjet rrjesht do të bëhet manifestaciuna çë vljerëson tradhitat aljbëreshe e artixhanatin artistik të gjithë Pulinit me espozicionën e kundevet çë buthojën storien e këtyre vendeve. Kjo fierë do të vëjë bashkë artixhanët e Pulinit e të vljerësojë territorin me tradhitat e kundet tipike.  Andaj zgjodhtin çë të realizojën manifestaciunën në Sh’Kosatantin e kjo është hera e dytë për të kontinuartur  një "contaminazione" me kulturën aljbëreshe e për të promovirtur një Pulin multikulturor e turistik.

Përktheu: Griselda Doka
 
Shkrimi u publikua sot (22.12.2013) në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris