Në një raport të botuar ditën e djeshme, GRECO deklaroi se: "Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është bërë kaq e sofistikuar dhe kaq e fuqishme sa vendi është i gatshëm të fillojë negocimin e kapitujve të anëtarësimit me Bashkimin Europian."
Në sesionin e 85-të plenar të GRECO-s, një organ që monitoron arritjet në fushën e korrupsionit në Shqipëri, u diskutua raporti i dytë duke u përqendruar në “Parandalimin e korrupsionit në lidhje me anëtarët e Parlamentit, gjyqtarët dhe prokurorët”. Sipas këtij raporti, gjatë këtyre katër viteve që Ministria e Drejtësisë është emëruar si Koordinatore Kombëtare për çështjet e korrupsionit, ky raport padyshim shënon arritjen më të lartë të Shqipërisë në përmbushjen e rekomandimeve, jo vetëm në nivelin kombëtar, por edhe në atë rajonal, pasi arriti të përmbushë 9 nga 10 rekomandimet, sipas European Western Balkans.
Dy vjet më parë, në raportin e mëparshëm në lidhje me Raundin IV të Vlerësimit për Shqipërinë, të miratuar në qershor 2018, GRECO vlerësoi se Shqipëria plotësoi vetëm 4 nga 10 rekomandimet. Qëllimi i seancës plenare të djeshme ishte të vlerësonte progresin e Shqipërisë në përmbushjen e rekomandimeve të GRECO-s për parandalimin e korrupsionit, miratimin dhe zbatimin efektiv të kornizës ligjore për etikën në Kuvend, krijimin e strukturave përgjegjëse për etikën në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë si dhe krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
13.1%
-
Korrupsion
82.5%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 1919
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE 160 milionë euro për Ukrainën nga pasuritë e bllokuara ruse
19 Shtator, 15:53
-
Ngrihet Komitet i Përbashkët Konsultativ për integrimin në BE! Rama në Bruksel: Po avokojmë të kemi ekipin tonë në Parlamentin Europian
19 Shtator, 09:03
-
U denoncua me filmim se mori 1 mijë euro ryshfet, SPAK vë nën arrest Oficeren Gjyqësore të Elbasanit! Do pushonte çështjen e një të akuzuari për ndërtim pa leje
17 Shtator, 10:55
-
Në 500 faqe vetëm fillimi i përgjigjes nëse SHBA-të kanë apo jo fakte ndaj korrupsionit të Berishës!
17 Shtator, 09:45
-
Thirrjet e Vuçiçit për riintegrimin e serbëve në Kosovë, BE: E mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti
16 Shtator, 12:50
-
SHBA mbështet SPAK: Punë të shkëlqyer! Përfaqësuesja e DASH në Tiranë: Mbani korrupsionin nën kontroll të anëtarësoheni në BE
16 Shtator, 12:22
-
Komisioneri francez largohet nga Komisioni Evropian! Akuzon Von der Leyen: Ju i keni kërkuar Francës të tërheqë emrin tim për arsye personale
16 Shtator, 10:31
-
Mbi 500.000 kërkesa për azil në Evropë në gjysmën e parë të vitit
16 Shtator, 09:10
-
Von der Leyen mbledh më 19 shtator liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, në fokus Plani i Rritjes
15 Shtator, 13:44
-
Ish-raporteri i PE, Knut Flekenshtajn: Kampi i Gjadrit zgjidhje për Evropën
14 Shtator, 15:39
-
Pse BE dhe NATO nuk po tremben nga kërcënimet e Putin, për luftë?
14 Shtator, 13:10
-
‘Integrimi i Ballkanit në të mirë të BE’- Zyrtari europian për DW: Shqipëria po vendos një shembull të qartë! Ka përmbushur disa prej detyrimeve pa qenë vend anëtar
14 Shtator, 09:18