TIRANË - Kompania kontraktore greke “Aktor” është kthyer sërish në punë për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan, të ndërprerë gati krejtësisht prej më se një viti, pas rrëshqitjes masive të dheut në faqen e malit të Ibës. Ndërprerja e punimeve në autostradën Tiranë – Elbasan rrezikon prishjen e kontratës me kompaninë greke, e cila ka fituar kontratën për këtë aks, paralajmëroi pak javë më parë ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, i cili tha se firma “Aktor” ka shkelur kontratën dhe për këtë do të penalizohej. Madje, ai nuk përjashtoi mundësinë e kontraktimit të një tjetër kompanie për përfundimin e këtij segmenti rrugor.
Ky paralajmërim erdhi pasi punimet në rrugën Tiranë – Elbasan po vijonin me ritme jashtëzakonisht të ngadalta. Afati për mbylljen e punimeve ishte fundi i vitit 2015, por rrëshqitjet e dheut në disa pjesë të segmentit kërkoi një buxhet shtesë prej 25 milionë eurosh. Ndërkohë, firmat nënkontraktore janë ankuar se kompania greke nuk i ka paguar, çka ka krijuar një situatë kaosi, si pasojë e së cilës një pjesë e punimeve u lanë në mes, duke krijuar problem të shumta për qarkullimin e mjeteve.
/Shqiptarja.com