Paniku i grekëve ndaj pasojave të krizës dhe rezultatit të referendumit nuk është shfaqur vetëm në radhët e gjata para bankomateve, por mbi të gjitha në dyndjen drejt dyqaneve dhe supermarketeve. Frika prej një kolapsi të mundshëm ekonomik ka bërë që grekët të blejnë gjithçka që ka date skadence të largët. Gra, burra të moshuar dhe studentë janë parë rrugëve të qyteteve të mëdha duke tërhequr karroca të mbingarkuara me ushqime bazike si sheqer, miell dhe makarona.
 
“Shumë njerëz po blejnë ushqime sepse frikësohen prej më të keqes që mund të ndodhë”, - ka deklaruar një financier 51-vjeçar duke iu referuar rezultatit të referendumit.
 
Pamjet e mediave ndërkombëtare tregojnë rafte të shumta dyqanesh bosh, ku njerëzit nuk kanë dashur t’i lënë asgjë rastësisë duke marrë gjithçka që mund të mbahet gjatë.
 
supermarket

Por kjo situatë mund të çojë në mungesa të artikujve bazë ushqimorë në javët në vazhdim, nëse një situate e tillë do të vazhdojë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me raftet e farmacive.


greqi
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)