SELANIK - Edhe organet e drejtësisë në Greqi konfirmojnë lajmin se Kudret Kume (Ilia Kareli) ka vdekur si pasojë e rrahjes që ka pësuar në burgjet helene. Sipas mediave greke, nga hetimet paraprake që po kryhen në Greqi ka rezultuar ka rezultuar se 42-vjeçari shqiptar është dhunuar të paktën dy herë.
Pas fakteve që janë zbardhur këto ditë, sidomos pas ekspertizës së trupit të viktimës, tashmë shkaku i vdekjes është mëse i qartë dhe hetimet janë përqendruar në gjetjen e autorëve të rrahjeve barbare që ka pësuar i burgosuri shqiptar. Prokuroria greke ka marr në pyetje 15 gardianë dhe policët e grupit të shoqërimit.
HETIMET
Nga ajo që raportojnë mediat greke prokuroria e shtetit fqinj ka nisur një hetim të gjerë për të zbuluar mënyrën, kushtet dhe shkaqet e vdekjes së Ilia Karelit (Kudret Kume). Prokurori N.Antonarakos i qytetit Amfisas, që ka juridiksion mbi burgun Malandrinos, ka urdhëruar një hetim për atë që ka ndodhur nga momenti që i burgosuri shqiptar vrau gardianin grek e deri në çastin që ai ka mbërritur në zyrat e prokurorisë në Amfisa.
Në këtë hetim përfshihen gardianët e burgut Malandrinos, por edhe policët e rajonit të Iteas, që e kanë shoqëruar 42-vjeçarin nga burgu në prokurori dhe më pas nga prokuroria në burgun e ri, ku është zhvendosur në Nigritas. Hetuesit po kërkojnë të sqarojnë momentin kur Ilia Kareli ka pësuar thyerjen e kafazit të kraharorit dhe goditjet e tjera të forta që ka marrë.
Një aspekt të veçantë i hetimit është edhe zbulimi i shkaktarëve të shenjave të djegies që ka viktima në dorë, të cilat kanë shtyrë hetuesit të aludojnë për përdorim të torturave me elektroshok.
NË PYETJE 15 GARDIANË
Po kështu në prokurorinë e Serresit, qyteti ku ndodhej burgu, ku vdiq shqiptari, janë marrë në pyetje dëshmitarët e parë. Shefi i rojeve të burgut Nigritas, Haris Konsolidhis, si dhe 15 gardianë u janë përgjigjur dje pyetjeve të prokurorëve. Sipas informacioneve të para ata i kanë qëndruar të gjithë versionit zyrtar, duke qenë në të njëjtën linjë se në burgun e tyre nuk ka ndodhur asgjë. Megjithatë version i tyre është në dyshim.
Nga faktet e mbledhura është faktuar se shqiptari me origjinë nga Fieri është torturuar të paktën dy herë, pasi tashmë edhe nga mjekët e ekspertizës është vërtetuar se thyerja e Banorët e fshatit Zhupan pjesë në ceremoni Pamje gjatë ceremonisë së varrimit kraharorit e djegia nuk janë bërë në të njëjtën ditë. Prokurori që e ka marrë në pyetje Karelin pas vrasjes së gardianit, ka deklaruar se shqiptari nuk ka pasur shenja djegie në dorë dhe duke qenë se ai që aty ka shkuar në burgun Nigritas, hetimet do të ndalen më gjatë aty.
Po kështu edhe gardianët e burgut Malandrinos kanë mbledhur prova që vërtetojnë se Ilia Kareli nuk ka pasur asnjë shenjë djegie deri në orën 07:00 të 25 marsit. Gjithashtu edhe policët që e kanë shoqëruar kanë deponuar se e kanë dorëzuar në burgun Nigritas pa asnjë shenjë djegie.
Shkrimi u publikua sot (1.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com