Grenell konfirmon anulimin e takimit në Washington: Do caktojmë datë të re për bisedimet Kosovë-Serbi

Grenell konfirmon anulimin e takimit në Washington: Do caktojmë datë të re për bisedimet Kosovë-Serbi

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha se pret që takimi midis dy palëve të ricaktohet së shpejti.

Takimi i paraparë për datën 27 qershor në Uashington është anualuar, pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky i fundit e ka anuluar pjesëmarrjen në takim, e më pas edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka bërë një hap të tillë.

“Faleminderit kryeministër Hoti. E kuptoj vendimin tuaj dhe ne presim që ta ricaktojmë takimin së shpejti”, shkroi Grenell në një postim në Twitter.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë është parë si rinisje e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, pasi Kosova u ka vënë taksë 100 për qind mallrave të importuara nga Serbia, për shkak të fushatës së saj kundër pavarësisë së Kosovës.

Taksën që e ka vënë Qeveria e Ramush Haradinajt e ka zëvendësuar më 1 prill me masa reciproke tregtare ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë kundër masave ndaj Serbisë, duke thënë se ato e pengojnë dialogun midis palëve.

Me largimin e Kurtit dhe ardhjen e kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hoti, Serbisë i janë hequr të gjitha pengesat tregtare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 27/06/2020 08:07

    Asnje njeri nuk duhet te ulet ne bisedime,qofte ne uashington,qofte ne bruksel.hapi i pare te jete njohje e shtetit te pavarur te kosoves.me pas hetimet e krimeve kunder njerezimit ndaj popullsise shqiptare.me pas,ulja ne bisedime per zgjidhen e problemeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena