Greqi, 27-vjeçari shqiptar qëllohet me 5 plumba brenda makinës së tij, në kërkim 2 autorët! Dyshohet përplasje mes bandash (FOTO+VIDEO)

Një 27-vjeçar shqiptar me iniciale M.M është qëlluar 5 herë në kohën që ndodhej brenda automjetit të tij nga një makinë tjetër, gjatë kohës që ishin në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në Agia Sophia në Kryqëzimin Kourtesis, ndërsa gjendje e të riut shqiptar është kritike. Ai është dërguar në Spitalin Universitar të Patras, ku mjekët nuk japin shumë shpresa për jetën e tij. Pas sulmit polici ka shpallur në kërkim dy autorët. 27-vjeçari ka marrë një plumb në kokë që ka mbetur brenda në kafkën e tij.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orë 18:00, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë një makinë hapi zjarr duke shtënë në drejtim të makinës së të riut shqiptar. Pas plagosje, makina e 27-vjeçarit ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi trotuar.

Sipas mediave greke, shqiptari i plagosur njihet si pjesë e një grupi që merret me klubet e natës, ndërsa dyshohet se atentati ka ndodhur si përplasje mes bandash.

Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe është në kërkim të autorëve.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë të lira dhe të ndershme?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Së shpejti do të vaksinohen stomatologët mbi 50 vjeç, Deda: Në total janë mbi 3 mijë të licensuar