Greqi-Prokuroria e Athinës ka nisur procedim penal kundër një 29-vjeçari shqiptar, i cili ka rrahur për vdekje një shofer grek 58-vjeçar në Neos Kosmos, për krimin e vrasjes me dashje, pas një sherri për zënien e rrugës nga viktima dhe debatit që denigroi në fatalitet.
Media greke tashmë ka zbuluar nga pamjet e kamerave të sigurisë edhe momentin fatal, kur shqiptari e ndjek me motor pasi viktima e kishte ofenduar dhe spërkatur me spraj më herët, teksa mban kaskë të bardhë, zbret, i afrohet dhe e godet me breshëri grushtesh viktimën.
Ky i fundit qëndronte në sedilen e shoferit, i palëvizur pasi shqiptari nuk i jep asnjë shans, duke e goditur pa ndërprerë mbi 6 herë nga xhami i makinës.
Sipas “Zougla”, i dyshuari është person me precedentë, teksa mediat greke publikuan edhe fotot të tij, por jo identiteti. Sipas burimeve të prokurorisë, tre arrestimet e mëparshme të 29-vjeçarit kishin të bënin me kundërvajtje. Këto vepra penale nuk kërkojnë që i pandehuri të mbahet në paraburgim.
Shqiptari u mbrojt duke thënë se i kishte zënë rrugën dhe pas debatit të parë janë ndarë, por greku ka vijuar me ofendimet, e ka ndjekur dhe më pas spërkatur me spraj te palestra. Kjo bëri që të humbte qetësinë, ta ndiqte me motor dhe më pas sulmonte fizikisht. Tërbimi i tij solli edhe fatalitetin.
Me njohuri profesionale të arteve marciale, fundi ishte tragjik. Ai ia goditi fort kokën në timon, e grushtoi dhe gjaku u përhap përreth. Ngjarja u pa nga shumë dëshmitarë të pranishëm dhe u filmua nga kamerat e sigurisë.
Greqi - Një ngjarje e rëndë u regjistrua para dy ditësh në Neos Kosmos, Greqi ku një shqiptar 29-vjeçar shqiptar rrahu për vdekje një 58-vjeçar pasi i zuri rrugën me makinë.
I dyshuari e ka pranuar autorësinë pas arrestimit, por tha se nuk kishte qëllim vrasjen, duke shpjeguar dinamikën. Në pranga ranë edhe babai i tij që u përpoq të fshihte provat, motoçikletën e të riut, si dhe dy shokët e 29-vjeçarit që e shoqëronin në momentin e dhunës fatale.
Policia greke ka në dorë aktualisht edhe dëshminë e një prej personave që pa skenën e përgjakshme, duke e cilësuar si “dëshmitar kyç”, informon “Protothema”.
Sipas asaj që ai i tha Policisë, incidenti filloi në rrugën Frantzis ku dy shoferët u grindën në rrugë, 29-vjeçari e goditi viktimën me grusht dhe incidenti dukej se mbaroi për një çast.
Megjithatë, 58-vjeçari ndoqi autorin e krimit, i cili u nis me motorin e tij drejt një palestre pranë shtëpisë së tij, dhe krijoi një “karter” për të kërkuar “kusurin”. Sapo pa motoçiklistin e ri duke hipur në motor, e thirri nga dritarja e SUV-it të bardhë, 29-vjeçari iu afrua dhe më pas e spërkati me sprej piperi të riun.
58-vjeçari shtypi gazin dhe u nis drejt Machis Analatou Avenue, ndërsa 29-vjeçari e ndiqte nga afër. Disa minuta më vonë, autori e bllokoi në qorrsokakun e “Rrugës Soulier”, ku e rrahu për vdekje, pasi i kapi kokën pas xhamit dhe e goditi me grushte.
“Ai vjen këtu rreth orës 04:15 dhe i thotë dikujt nga palestra se diçka ka ndodhur gjysmë ore më parë pranë Frantzis me një shofer makine. U grinda diku në rrugë, dikush më preu rrugën me një motor. I thashë “do të më vrasësh” dhe ai më tha “hajde, o idiot i vogël”, ka qenë dëshmia e personit që ka parë skenën, e ballafaquar edhe me deponimin e autorit në polici.
“Ai u irritua pak dhe i gjuajti me grusht në fytyrë. Djali tjetër kërkoi falje dhe kur dëgjoi një falje, qetësohet, e lë dhe largohet”, ka vijuar dëshmitari.
Më tej ai tregon edhe sekondat fatale: “E dëgjova fishkëllimën, zbrita dhe thashë “çfarë ndodhi?” “Më spërkati me sprej”, më thotë ai dhe fillon ta ndjekë me motorin e tij, derisa ndodhi edhe goditja fizike në makinë”.
Komente












Mirë ja bëri thua ti,por a e di se çfarë e pret tani ? Sigurisht një burg i gjatë dhe nuk dihet nëse do dalë i gjallë nga burgu.Çfarë fitoi nga krenaria e kot ?
Përgjigjupo mire ja beri fisderrit
PërgjigjuHa burgun tani 20 vjet idiot !!!
Përgjigju