GREQI - Një 32-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në makinën e tij, në orët e para të mëngjesit, në Keratsini në kryeqytetin grek.
Sipas mediave helene, 32-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Rigert Dervishi, u gjet i vrarë me 10 plumba në orën 5 të mëngjesit, në të njëjtën kohë kur policia u njoftua për një vjedhje banese në rrugën “Edhiniu 104”.
Mediat greke bëjnë të ditur se sipas hetimeve të para, persona të panjohur i janë afruar shqiptarit në makinë dhe pasi e kanë ekzekutuar janë larguar në drejtim të panjohur.
Në vendngjarje, policia dhe hetuesit kanë gjetur mbi 10 gëzhoja të kalibrit 9mm, ndërsa trupi i viktimës është transportuar në spitalin shtetëror të Nikeas.
Sipas policisë, 32-vjeçari që humbi jetën nuk rezulton të ketë qenë i implikuar në ndonjë ngjarje kriminale më parë.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com