Greqi/ Arratisja e 2 shqiptarëve nga burgu i Kassavetias, policia 'në këmbë' për kapjen e tyre! Media: Janë parë nga qytetarët

Greqi/ Arratisja e 2 shqiptarëve nga burgu i Kassavetias, policia 'në këmbë' për kapjen e tyre! Media: Janë parë nga qytetarët

Romeo Qosja dhe Lefter Toçi

Autoritetet greke janë në alert pas arratisjes së dy shqiptarëve, Romeo Qosja dhe Lefter Toçi, nga Burgjet Bujqësore të Kassavetias mbrëmjen e së enjtes (2 janar 2025).

Sipas informacioneve, policia greke (EL.AS) po heton edhe në Perëndim të Atikës për kapjen e kriminelëve të rrezikshëm, madje ka raportime nga qytetarët se i kanë parë ata.

Operacioni për gjetjen e tyre po realizohet nga ekipe të posaçme të policisë.

Siç raportojnë të njëjtat burime, dy të arratisurit mund të jenë të armatosur dhe besohet se janë bashkë.

Arratisja e kriminelëve

Dy burrat janë dënuar me shumë vite burg (madje edhe me burgim të përjetshëm) për një sërë grabitjesh, zjarrvëniesh dhe anëtarësim në një organizatë kriminale me qëllim kryerjen e vrasjeve.

Të dy të burgosurit, të dy 41 vjeç, mbaheshin që nga viti 2019 në Burgjet Bujqësore, në një zonë pa gardh sigurie, për shkak të sjelljes së mirë, ndërsa dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi.

Të arratisurit kishin marrë pesë ditë leje në vitin 2024 dhe duket se e shfrytëzuan kthimin e tyre nga leja e fundit disa ditë më parë për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen.

Zhdukja e tyre, e cila u konstatua në orën 21:00 të së enjtes, shkaktoi mobilizimin e menjëhershëm të policisë, pasi dy të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm për shkak të të kaluarës së tyre të rëndë kriminale, ndërkohë që kërkimet për gjetjen e tyre janë në zhvillim e sipër.

Ishin pjesë e një bande vrasësish me pagesë

Dy burrat, të dy 41 vjeç, janë dënuar për një sërë krimesh të rënda, si grabitje, tentativa vrasjeje, zjarrvënie dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Dënimet e tyre përfshijnë shumë vite burg dhe burgim të përjetshëm, çka tregon rrezikun e lartë që ata përbëjnë për sigurinë publike./ Protothema

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Janar, 17:13

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Tradita që sfidon kohën/ Familja Mato hap dyert për Report Tv: Çfarë gatuajmë për Ditën e Ujit të Bekuar! Ritet e zakonet ndër breza

Tradita që sfidon kohën/ Familja Mato hap dyert për Report Tv: Çfarë gatuajmë për Ditën e Ujit të Bekuar! Ritet e zakonet ndër breza