GREQI - 2 punonjës policie të shtetit fqinj janë plagosur nga një shqiptar mbrëmjen e kaluar gjatë një kontrolli që kanë ushtruar në makinën e tij.
 
Policia greke bën me dije se ka qenë një 42-vjeçar shqiptar i cili ka goditur me mjete te mprehta dy efektivët në gjoks dhe në krahun e djathtë gjatë inspektimit që ata po kryenin.
 
Nga mediat greke mësohet se 42-vjeçari shqiptar është arrestuar dhe tani çështja i ka kaluar Prokurorisë.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)