GREQI- Bankat në Greqi bëjnë me dije se do të kenë likuiditet deri ditën e hënë duke treguar se kanë vetëm 1 miliard euro deri të hënën .Pastaj ,bazuar në rezultatin e votave BQE do të vendosë se çdo të ndodhë .Zëvendës Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Vitor Constancio ka treguar tashmë se " nëse fiton "Po"nga referendumi BQE do të mund të lirojë fondet e likuiditetit emergjent . Nëse fiton "Jo" atëherë do të jetë e vështirë për marrëveshja të arrihet .
Ndërkohë Këshilli i shtetit e ka shqyrtuar kërkesën për vlefshmërinë e referendumit duke e cilësuar atë si të drejtë.Më herët 
Këshilli i shtetit, gjykata më e lartë administrative e Greqisë u mblodh për të marrë vendim nëse referendumi është ose jo kushtetues

Kryeministri grek i është drejtuar përsëri popullit duke thenë se FMN ka konfirmuar atë që qeveria greke ka thenë prej kohësh, që borxhi grek është i pamenaxhueshëm dhe është nevoja për një ristrukturim të tij që t’i lejojë ekonomisë greke të zhvillohet. Ai gjithashtu ka përsëritur thirrjen për një votë ‘’jo’’ në referendumin e të dielës.

Por, ndërkohë që kanë mbetur vetëm 2 ditë nga referendum i së dielës në Greqi, ekziston një mundësi e vogël që referendumi të mos mbahet fare. 

Para bankomateve, numri i pensionistëve të dëshpëruar që kërkojnë të tërheqin para është gjithmonë e më i madh, por gjysma e bankomateve tashmë janë bosh. Ndërkohë, kreu i dhomës së tregtisë së Greqisë, Konstantinos Mihalos ka deklaruar se rezervat e bankave kanë rënë në 500 milionë euro dhe ata që mendojnë se bankat do të hapen së shpejti, vetëm ëndërrojnë. Për çështjen e referendumit, zëvendësministri grek i financave, Euklid Cakalotos ka deklaruar se qeveria shkoi tek votimi popullor sepse një marrëveshje e atillë me kreditorët nuk do të votohej nga parlamenti. Por, ndërkohë sondazhet më të fundit tregojnë se rezultati pritet të jetë shumë i ngushtë.

Në një sondazh të botuar nga e përditshmja Ethnos, vota ‘’po’’ është 44.8% ndërsa vota kundër paketës së kreditorëve 43.4% dhe 11% janë të pavendosur. Ministri grek i financave, Janis Varufaqis ka deklaruar se marrëveshja është pothuajse e përfunduar dhe se qeveria greke ka patur negociata private me Bankën Qëndore Europiane gjatë gjithë javës. Ai gjithashtu tha se nëse në referendum votohet pro, gjithsesi kjo do të ishte një fitore shumë e ngushtë dhe Siriza do të vazhdonte të ishte partia e vetme në gjendje për të drejtuar vendin

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)