ATHINË - Lideri i partisë opozitare më të madhe greke SYRIZA, Aleksis Cipras deklaroi se në fillim të vitit 2015 në Greqi do të ketë zgjedhje dhe se partia e tij do t'i fitonte ato. "Në fillim të vitit 2015 do të kemi zgjedhje", deklaroi Cipras në një intervistë për stacionin televiziv CNBC. "Ndryshimi i politikës është i domosdoshëm. Dhe nuk mund të shoh kurrfarë opsioni tjetër përveç zgjedhjeve dhe ndryshimit të pushtetit. Ne duhet të kemi shumicë të re në Parlament", theksoi Cipras. Parlamenti grek në muajin mars të vitit të ardhshëm do të zgjedhë presidentin e ri të shtetit. Sipas Kushtetutës, presidenti i Greqisë zgjidhet nga Parlamenti në tre votime. Nëse ai nuk zgjidhet, Parlamenti shpërndahet dhe bëhen zgjedhje të reja. Presidenti mund të zgjidhet në raundin e parë, me 200 vota, përkatësisht dy të tretat e 300 deputetëve në Parlamentin grek. Partitë e koalicionit qeveritar për momentin kanë vetëm 153 vende, ndërsa pamundësia për të rënë dakord se kush do ta zëvendësjë Papuliasin paraqet kërcënim të madh për ekzistencën e qeverisë./ ATSH/