ATHINË, 17 janar /ATSH-ANA-MPA/ - Për heqjen e taksës unike mbi pasurinë e patundshme (ENFIA) dhe zëvendësimin me një taksë të re, të drejtë, u angazhua kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Cipras, gjatë një interviste në televizionin grek "Skai".
Kryetari i SYRIZA-s vlerësoi se populli grek do të përzgjedhë me kriter stabilitetin dhe për këtë arsye shprehu sigurinë se SYRIZA do të fitojë maxhorancën qeveritare.
Cipras tha se boshllëku që do të rezultojë në të ardhurat do të mbulohet nga një sistem tatimir më i drejtë, ndërsa do të mbrohen pronarët e banesës së parë. Kryetari i SYRIZA-s tha se këstet e ENFIA-s duhen paguar, pasi qeveria e SYRiZA-s është angazhuar se do ta heqë ENFIA-n në vitin 2015 dhe nuk mund të miratojë ligje me vlefshmëri retrospektive.
Ai theksoi se SYRIZA do të vendosë taksën mbi pasurinë e madhe të patundshme dhe se shtresat me të ardhura të ulëta dhe të mesme jo vetëm që nuk do të rëndohen, por edhe do të kenë lehtësime./ a.jor.