Marrëdhëniet energjetike Greqi-Rusi, përqëndruar te gazsjellësi që do të transportojë gazin rus nga kufiri i Turqisë drejt Europës Qendrore përmes Greqisë, do të jenë në qendër të bisedimeve që do të ketë sot në Athinë shefi i kompanisë "Gazprom", Aleksei Miler me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, takim që do të pasojë atë me ministrin grek të Mjedisit dhe Energjisë, Panajotis Lafazanis.
Sipas planizimit ekzistues, gazsjellësi i ri përbën një vazhdim të të ashtuquajturit "Turkish Stream", që fillon nga brigjet ruse të Detit të Zi dhe përfundon në kufirin greko-turk.
Gazsjellësi synon të furnizojë tregun europian, duke anashkaluar Ukrainën.
Investimi për segmentin grek të gazsjellësit nga kufiri me Turqinë deri në Maqedoni vlerësohet në dy miliardë euro, ndërsa në përfitimet për palën greke përfshihet përmirësimi i sigurisë së furinizimit, rritja e antagonizmit në tregun e gazit natyror, krijimi i vendeve të punës dhe përmirësimi i pozitës gjeopolitike të vendit./atsh/
/Shqiptarja.com