ATHINË, 29 shtator /ATSH-ANSA/ - Kriza ekonomike që ka prekur Greqinë që prej gjashtë vitesh është ndjerë edhe në numrin e lindjeve në vendin ballkanik, që ka ardhur duke u ulur nga viti në vit, doli sot nga konferenca e shtypit e organizuar në Athinë gjatë prezantimit të Ditës Botërore të Kontraceptivëve (WCD).
Mjekë obstetë dhe gjinekologë që morën pjesë në këtë konferencë shtypi deklaruan se gjatë viteve të fundit janë ulur në mënyrë të ndjeshme jo vetëm shtatzanitë e planifikuara por edhe atë të paparashikuara, që sjellin si pasojë rritjen e numrit të aborteve.
"Këto pasoja nuk vijnë nga mosnjohja e mjeteve dhe barnave kontraceptive, por nga rënia e aktivitetit seksual të popullsisë greke", deklaroi Jorgos Krecas, docent i Obstetrisë dhe Gjinekologjisë pranë Universitetit të Athinës dhe shef i klinikës "Areteio".
"Zvogëlimi i numrit të lindjeve është rezultat i drejtpërdrejtë i ndikimit psikologjik të krizës ekonomike dhe i rritjes së stresit, ankthit dhe pasigurisë, që kanë ulur nivelin e libidos si tek meshkujt ashtu edhe te femrat", theksoi ai./ a.jor.
/Shqiptarja.com