ATHINË, 1 dhjetor /ATSH-ANA-MPA/ - Likuiditete me vlerë 10-12 miliardë euro për biznesin dhe për individët, për mbulimin e shpenzimeve të strehimit dhe të konsumit, kanë programuar për të livruar katër banka, sipas vlerësimet e konverguara të zyrtarëve bankarë.
Drejtuesit e katër bankave të mëdha nënvizojnë se ka filluar kreditimi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që përbëjnë shtyllën vertebrore të ekonomisë greke.
Presidenti i "Bankës së Pireut", Mihalis Salas, duke iu referuar strategjisë së bankës, ka deklaruar se po promovohet krijimi i një fondi privat investimesh, me objekt financimin afatmesëm dhe afatgjatë të ndërmarrjeve të vogla e të mesme.
Fondi to të synojë fillimisht në thithjen e 500 milionë eurove nga tregjet ndërkombëtare.
Presidenti i bordit të "Eurobank", Hristos Megalu, deklaroi angazhimin e bankës së tij për të dyfishuar financimet ndaj biznesit dhe familëjeve për 2015-ën, duke dhënë kredi të reja me vlerë 1,6 milirdë euro për biznesin dhe 400 milionë euro për familjet.
Presidenti i bordit të "Bankës Kombëtare të Greqisë", Aleksandros Turkolias, ka bërë të ditur se për vitin në vazhdim janë miratuar kredi me vlerë dy miliardë euro, ndërsa për 2015-n dimensionet do të jenë më të mëdha.
Presidenti i bordit të "Alpha Bank", Dimitris Mantzunis, ka vlerësuar se testimi i përgjithshëm i kryer nga Banka Qendrore Europiane, e rendit "Alpha Bank" të parën ndërmjet bankave greke sa i përket gjendjes së kapitaleve dhe i ofron një rol protagonist në ristartimin e ekonomisë greke./ a.jor.