Greqi/ Gjykata greke lë të lirë përdhunuesin e shqiptares, 33-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital

Greqi/ Gjykata greke lë të lirë përdhunuesin e shqiptares, 33-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital

27-vjeçari palestinez, i cili akuzohet se ka rrahur, përdhunuar, goditur me thikë 33-vjeçaren shqiptare në Greqi, është liruar me kusht.

Kushtet e vendosura ndaj tij janë ndalimi i daljes nga vendi dhe paraqitja në komisariat tre herë në muaj. Sipas burimeve gjyqësore, provat në dosje nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar ndalimin e tij.

Megjithëse, 33-vjeçarja shqiptare nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkak të gjendjes së saj dhe do të dëshmojë në mjekësinë ligjore kur të shërohet.

Madje, hetuesja shkoi në spital për të marrë një deklaratë, të cilën natyrisht nuk e bëri dot as ajo, pasi viktima po dobësohej dhe nuk kishte mundësi komunikimi me hetuesit.

Mirëpo, hetuesi e ka parë se sa keq ishte vajza 33-vjeçare, por nuk ka vendosur për ndalimin e përkohshëm të të akuzuarit, derisa viktima të mundet të dëshmojë.

Për këto arsye i dyshuari u la i lirë me kusht që të mos largohej nga vendi dhe të paraqitej në komisariat dy herë në muaj. Madje gjykata nuk e mbajti edhe pse në trup iu gjet një thikë me lamë 22 cm si dhe një shkop me shenja gjaku me të cilin vetë ai pranoi se kishte dhunuar viktimën.

Priten rezultatet nga laboratorët e mjekësisë ligjore për provat e sekuestruara te shtëpia e braktisur. 


Lajmi kryesor:

E reja shqiptare në Greqi përjeton tmerr, palestinezi e lidh dhe e përdhunon! Gjykata greke lë të lirë 27-vjeçarin


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla