GREQI- Policia greke publikoi gjeneralitetet dhe fotografitë e shqiptarit që grabiste turistët në Akropoli të Athinës, teksa i ndiqte ata këmba-këmbës. Mediet greke njoftojnë se u hartuan dispozitat përkatëse nga Prokuroria dhe Gjykata e Shkallës së Parë, duke u publikuar identitetet dhe fotot e 25-vjeçarit Ervis Skënderaj, nga Shqipëria.

Mediat greke raportojnë gjithashtu se sipas policisë, ky anëtar i bandës plaçkiste këmbësorë dhe turistë në Gurit të Shenjtë në Akropoli, në kodrën Filopapou.

Shqiptari 25-vjeçar është arrestuar së bashku me dy të mitur si bashkëpunëtorë.

ervis skenderaj
(Foto/I arrestuari Ervis Skënderaj)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)