SELANIK – Policia greke ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 691 kg kanabis sativa, e cila vinte nga Shqipëria, ndërsa ka vënë në pranga 2 shtetas grekë, transportues të saj.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, sipas të cilave droga u gjet e fshehur në çatinë e një kamioni frigorifer, ndërsa mësohet se preardhja e saj ishte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Gjermaninë.
Policia arrestoi dy transportuesit e saj, të cilët janë dy shtetas grekë të moshës 41 dhe 54 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, Nga kontrolli ndaj tyre iu sekuestruan edhe 2990 euro dhe 5 telefona celularë në cilësinë e provës materiale.
Kjo është sasia më e madhe e lëndës narkotike kapur ndonjëherë në Selanik. Ndërkaq policia greke po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrjetit të trafikut narkotik.

(Në foto: Droga e sekuestruar në Selanik e cila u gjet e fshehur në çatinë e një kamioni frigorifer) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com